Poetesha rumune Mariana Grigore në gjuhën shqipe

Kultura

Poetesha rumune Mariana Grigore në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:35
Mariana Grigore

Këto ditë e pa dritën e botimit revista “Shqiptari” me poeteshën e talentuar rumune Mariana Grigore, si dhe antologjia “Dhurata Hyjnore” me tetë poetesha rumune, njëra ndër to duke qenë edhe M. Grigore.  Revista “Shqiptari” me një traditë 131 vjeçare të botimit me ndërprerje (1888-2019), del me 50 faqe në kolor, me poezi, kopertina librash dhe fotografi. Mariana Grigore përshkruan me pak fjalë vetëveten si një njeri kompleks në thjeshtësinë e ndjeshmërisë dhe  në kompleksitetin e përvojave. Ako thekson ndër të tjera:

“Shkrimi është oaza ime, nga e cila pij flatra fluturash dhe pastaj fluturoj nga përditshmëria e mbingarkuar nga mosëndërrimi i përjetshëm në botën e paasflatuar të Universit. Kjo jam unë, përballë do burimeve biografike që thonë për mua se: U linda në Tërgovishte, Dambovita, më 7 Shtator 1969. Kam absolvente e Gjimnazit Ekonomik në Tërgovishte dhe e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Bukureshtit. Punoj në Bankën Tregtare Rumune - Drejtimi Juridik, Departamenti i Gjyqësisë, në pozitën e këshilltarit ligjor. Viti i debutimit letrar ishte 2017, kur kam botuar librin me ese/poezi në prozë "Tabelat per shpirtin e ngrohtë", me ilustrime të bukura nga piktori dhe grafijabti bukureshtar Mihai Catruna.

Paraqitjet tjera: Revista  "Eminesciana", Antologjia letrare e revistës "Eminesciana", Antologjia me shënime, reçensione, kronika dhe komentare kritike "Dogana e Ëndrrave",  Anthologjia “Vatra e fjalëve” dhe "Vjeshta e fjalëve”, botuar nën patronazhin e eCreator, Antologjia kolektive e kritikës letrare, Letërsia e Kalimarës”, dhe Revista e poezisë Parnas XXI - vargjet e djeshme dhe të sotme. Nga shtypi doli kohët e fundit vëllimi i poezive ,,Dashuri në udhëkryq të përvojave", të cilin, me një përkulje shpirtërore, ia kam dedikuar nënës sime.”

 

Nuk kam fjalë!

 

Ajo që është përtej rrokjes,

Është bërë një dukuri e thjeshtë e qenies sime

Po shikoj përmes tingujve

Dhe me mahnitje zbuloj në mua lëngun

Gishtat ,ë rrjedhin në modele të nyancuara pa formë

Dëgjoj largësinë dhe ia ndjej pulsin e ndezur

Në pșrpjekjen që ma shqetëson, paqen

Shikoj me kujdes natën rreth orëve

Ai qëndron  në orën ku kam fshehur çastet e magjepsura

E ndjej fajin e gremiës së rënë në ,ospërfillje të shkretë por,

Nuk më ha palla për frikën e saj të shpuar me dritë

Po dridhem.

Pranë tëmthit më kullon fërgëllimi

Spazma ëndrrash më vlojnë imaterialisht në mendime

Një uri e brendshme gëlltit kofshët e harkuara në braktisje

Po qaj...  apo i tund leshrat e zeza në ajrin e egër?

Nuk kam një fjalë...

Vetëm një çift tingujsh nga një botë tjetër.


Ri (ndërtim)
 

Po shkojmë në harresë dhe mendojmë se kjo është një ëndërr

Një kujtesë e shkurtër fluturimi rrahë krahët

Si në leksionin e parë fluturues të mendimit,

pa  na paralajmëruar se yjet nuk rreshin gjithmonë me qiell

 

Unë kurrë nuk kisha durim

për ta rradhitur me kujdes mendjen

për t’ afruar me vetëbeten

dhe kur prekim përshkrimin tonë

për të pranuar mangësitë tona ajrore të tërësisë

 

Bëjmë pyetje të shkruara nga të tjerët

kënaqemi me përgjigjet që na kënaqin vetëbesimin,

rendim pas ikjes së dukshme

dhe nuk përparojmë veçse nga një distancë,

në një tjetër pamje

 

Kur zgjohemi në terrin e hijes

Përpiqemi të trembur të mbledhim germa,

për të rindërtuar kështjella prej rëre

për kohën e shndërruar në klepsidër

 

Dhe sërish kthehemi...

Nga vendi ku kam harruar të shkojml,

edhe pse një presje humbur, ende pyet veten

nëse ia kam gjetur çelësin e fjalës

 

Ma huazoni një zemër?...

sot, unë dua të ndërtojë një piramidë të jetës

 

Dilemë

 

Për një kohë të gjatë,

ndjej se të gjitha gjërat janë distanca të pasakta

Kur u afrohem atyre, ata rriten me dy koka si hijet e pemëve

derisa edhe gurët shumëzohen me hapat që shkelin

nga një fund prej strralli deri në fund të klepsidrës

 

Nëse unë pengohem prej rrënojave të ditëve

bien në kohën e brendshme të të çarave 

që ma vidhosin transparencën e netëve

me një hënë të shtrënguar

Preferoj të shkoj në një rezonancë të shurdhër

të një të djeshme pa të nesërme

mbushur me ujë në fillim të mbarimit të lotit

 

Për një kohë të gjatë,

e ndiej shpirtin tim të harruar në rrugën e madhe

Shtigjet malore nuk e shohin më pyllin e një vlastari të tillë

me gjemba të lulëzuar

më gulçohet zemra ime nga përplotnia e ajrit të mbytur në burime të thata

dhe trupi merr formën jomateriale të zemrës së gjallë

 

Për një kohë të gjatë,

e kërkoj veten në konfuzionin midis meje dhe retorikës agonizuese

 ,,To be, or not to be – that is the question"

Mos të jetë vallë kjo pyetja?

 

Mërgim

 

Sa mirë është të të pëshpëris e dashuruar

Tani, kur u ktheva nga shtegtimet e zeza të natës,

të të ndjej si një puhi me flatrën e vesës së mëngjesit,

e shpëtuar nga kthetrat e eklipseve klandestine

të të prek me vesën që ka rënë nga syri i dritës,

e zhveshur nga ndjenja e të ftohtit

trupin të ta përfshij në një çast heshtjeje

shumëzuar me urinë e gishtërinjve që gatiajnë një braktisje

Çfarë ndjesie pa kohë ka hapësirën që ma ndërton murin

ndërmjet pulsit të përpëlitjes dhe gëlqeres së bardhë

të dridhjeve të kofshëve nën të cilat zoiejnë thellësitë

e harkuara në  krahëror

Dua të them se koha ka durim të presë në një skak, por,

nuk e di se si drita do të rrjedhë nëpër anijet e fshehura prej nesh

ose, nëse Ariadna e la fillën e fijeve në rrugën e gurëve

Unë e di vetëm atë që nuk e di...

se vetëm në këtë tokë

do të strehojmë pritjen në një shpellë të mbushur me lule  drite

që mugullojnë në zemër,

një livadh i lëmuar nga amnezis e së kaluarës

Mund të shpërngulesh në mua...

kanë lulëziar shtojzavallet në natën e engjëjve!

 

Drejtim unik!

 
Ne jemi hijet e tokës
të projektuara në plagët që na dhembin në diell
Ne nuk e njohim stigmën
nga trupi i kalimit pa gjurmë përmes hapit të qiellit të varrosur
Ne shikojmë përmes pasqyrave të pasme,
të zeza brenda imazhit të fshirë nga njollat e bardha
Nuk kemi arritur në vendin ku të shkojmë
dhe ende duke i përshtatur nga pas hapat
jemi kthyer në të njëjtën pikë me shumë kujtesë
Të fluturojmë, nuk mësova mësimet e ecjes nëpër çarje
Qielli nuk është thjesht njolla e kaltërt që na shikon nga lart poshtë
dhe na pyet ndonjëherë për shiun e realitetit prapa shpirtit
Nuk ka dritë me hije
as hije në kalimin e krahëve nëpër portat e doganave
Çdo gjë është vetëm një lot në lumin e ankesës
që na thërret për të tharë mosmiratimin tonë
në shkëlqimin e shpërndarë të çlirimit
në një tjetër rilindje..
Sigurisht, ne do të duhet të mësohemi 
me dritën në atmosferën që dhemb!

 
Vendi im i fshehtë!

 
U tërhoqa nga pakujdesia e pamatur e mendimit të pashprehur
i cili më pyet me obsesivitet nëse simetria është një masë,
ose një ndjenjë që era  e vendos në antitezën time 
mes ngjyrës dhe dritës
I mbyll sytë e mendjes sime në vetë-harresë,
shkel me gjurmët e hapave të varur në kyçin e këmbës të kohës
nga e cila ata pijnë sutat hyjnizimin e të kuqës më feta të papastra
dhe prekin errësirën që mbetet në hijen e kujtimeve
me vijën e horizontit midis infinitit dhe thelbit të distancës
Unë jam i uritur nga ky shkëlqim i përhapur
të cilën unë e prek me heshtjen 
midis mishërimit dhe rimarrjes së ylberit
Jam duke prekur gishtat e imazhit të rilindur,
Përmbylljen e një derë që më thërret nga jashtë
Shkëputem nga ndjenja tokësore se kam qenë glonë
dhe mbaj sekretin e lindjes në zjarrin që më djeg në zurrë...
Duke parë flakën,
vetëm zi do të kuptosh pse po të thërras
kur shakmisja e shpirtit e kërkon ngjyrën e fundit.

 

Alfabeti pa numra!

 
Gjithmonë ka një fjalë që po bredh
e merr fluturimin në jëmbë dhe si një anahoret i shkatërruar nga bota
e thyen heshtjen nga zanorja vokale e zhurmës
Ajo vrapon sipas hapit të britmës,
me shpejtësinë e dritës gjithmonë të ndezur,
duke goditur timpanin e çarë në majnitjen e çekanit
që troket me fuqi hekurin e nxehtë mbi kudhrën e shenjave 
 që kërkojnë me obsesion, 
pastaj ankohet për pamundësinë për të pikturuar presje në caqet e fluturimit.
Gjithmonë pyes veten se pse pikat e finishit janë ndalesa tjetër
Ndjej se në një stacion me trena të thyer në peronin vijues
të cilët i humbën biletat e blera në kioskin me përgjigje.
Uluem në një cep që nuk din të lexojë orkolin nga Delfi
për të pikturuar thënien, "Njohe vetëveten!"
në hieroglifet e orientuar nga e majta e rrahjeve të zemrës, 
drejt kolonës së pafund
Vetëm kështu do të mësoj alfabetin pa shifra...


Një e djeshme pa të nesërme!

 
Këtë mëngjes
u lind për të satën herë,
një hije e lagësht e dritës
Ajo qau nën çatitë e pemëve
bosh nga qyqet që kërkonin strehim ose,
nga shiu në shpirtrat e degëve
i cili fryn në zjarrin e shuar të strrallit
E shoh mykun në një cep të trotuarit
të lulëzuar në buzën e një grope me qoshe
Është i pambrojtur nga britma e spërkatjeve 
që bien në shndritjen e baltës së shadeve të ndezura
thuajse vajton kujtimin që ende dhemb në surdinën e pritjes
Ta dëgjoj buzëqeshjen e lulëzuar në dritën e përkëdheljes,
kërkoj në krisalidën e shuplakave që nuk mbledhi flutura,
atë vjeshtë me vorbulla të braktisura nga momenti i ngrirë
në mallin që donte të më thotë përmes rrokjeve: "Kam ardhur"
Do të doja t’ia lulëzoja gurin dhe vdekjen
për ta kthyer në një ditë të paprekshme të festës
me lule në fierishten e kohës që u largua.
Gjithçka është prapa, por,
ende shpërndahen në vendin e rilindjes,
fletët e kalendarit të dashurisë ...
Dhe dita qan
zjarri i mbërthyer në "përgjithmonë".

 
Kujtesa e jetës!

 
Asnjëherë nuk dija asgjë për vdekjen
veç se diku shembet një fushë mbi malet me kokën poshtë
Kur ai prek hapin e çmendur,
pas shputave rriten therra që shpojnë në shpirt, dielli
Nuk e dimë nëse kalimi në të bardhë 
është pastrimi i zi në të cilin kemi shtypur kërmijtë,
as rritja e barit nuk e dimë nëse rritet në të gjelbër
kur parajsa numëron ditët me stepa të lëna n’kujdesin e zjarrit
Nuk e dimë as se kush jemi, ku apo pse
dhe në qoftë glina që na rrjedh në trup  
ishte uji i gjallë nga lumi pa breg.
Nuk kujtojmë asgjë përveç harresës
dhe mollën e mosmarrëveshjes së kafshuar nga mëkati
Në kujtesën e farës së pabanuar
vetëm kaltërsia e thurur nga fijet e lindjes do të mbetet
dhe se pylli me lëndinën e kthyer në pëllëmbën e gjethit
pa të cilën trungu do të ishte vetëm një dru... dhe aq
Edhe me një jetë po bëhet pranvera!

 
Uji dhe zjarri!

 
Digjen,
qirinj të përshkruar nga ëndrrat blu në zjarret pëlcitëse
Në turrën e heshtjes,
drurët përgjojnë me strrallin në mitër
dhe numërojnë shkëndijat nga prrushi që përvëlon solarisht
Ndjej ethet e ekuacioneve me barazi të panjohur
në shushuritje të gjallërisë që prekin ekstazën e hënës,
kthimi në kuptimin parësor
Në trupin e dritës,
ndjej rrëshqitjen
e falangave të shkarkuara të netëve pa gjumë
Pagjumësia po vlonte në pritje
çdo sekondë e dytë e orës që dëshiron t’jetë e përplotë
Ndjej trupin e dematerializuar pas shpinës së thirrjes
Bërtet senzacioni i dritareve në hijen e jehonës së flladit
me një britmë të kuqe duke përgjakur zambakun e luleve të acarit
Digjen,
brigjet e lumenjve që kalojnë zanafilla të kthyera nga rruga
në urën aktinike të një aksiome me një ndjenjë të jetesës
Digjen,
Shekuj mëkatesh në qiejt me numër të padrejtë
dhe shikojnë pragjet si rrëshqasin mbi bërthama shegash
në tokë të dendur
Digjen,
në avatarin e rilindjes,
e diela e lojës me dy hemisfera priftërore
që ndan përjetësinë me emëruesin e përbashkët me shpirtin
Digjen... po ato ndezje të ndarjes në iluzionin se haraçi është zjarr ...
Digjen... mes jush dhe mes nesh, pa shenjën e ujit!

 

AUTOBIBLIOGRAFIE

Despre mine?! M-aş descrie în puţine cuvinte, ca fiind un om complex în simplitatea sensibilului şi simplu în complexitatea trăirilor. Scrisul este oaza mea de frumos, din care beau aripi de fluturi şi apoi zbor din cotidianul supraaglomerat de terna nevisare, în lumea neasfaltată a Universului. Aceasta sunt eu, în faţa unor date biografice care spun despre mine că: M-am născut în Târgovişte, Dâmboviţa, pe data de 7 septembrie 1969. Sunt absolventă a Liceului Economic din Târgovişte şi a Facultăţii de Drept din cadrul Universităţii din Bucureşti. Lucrez în cadrul Băncii Comerciale Române - Direcţia Juridică, Biroul Litigii, în funcţia de consilier juridic. Anul de debut literar a fost 2017, când am publicat volumul de eseuri/poeme în proză “Tablete pentru suflet cald”, superb ilustrat de pictorul şi graficianul bucureştean, Mihai Cătrună. Alte apariţii: Revista “Eminesciana”, Antologia literară a revistei „Eminesciana”, Antologia de note, recenzii, cronici şi comentarii critice “Vama Viselor”, Antologiile “Vara cuvintelor” şi ,,Toamna cuvintelor” publicată sub egida eCreator, Antologia colectivă de creaţie literară ,,Literatura din Călimară," şi Revista de poezie Parnas XXI- versuri de ieri şi de azi. De la tipar, a ieşit de curând volumul de poezii ,,Iubire la răscruce de trăiri”, pe care, cu o înclinare a sufletului, l-am dedicat mamei mele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat