Cuba Gooding Jr. akuzohet për ngacmim seksual

Kultura

Cuba Gooding Jr. akuzohet për ngacmim seksual

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 00:41
Cuba Gooding Jr

Policia në New York e ka pranuar këtë javë një ankesë kundër aktorit Cuba Gooding Jr (51), i cili dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër të panjohur në barin Magic Rooftop Bar and Lounge. I gjithë incidenti ndodhi në orët e mbrëmjes, ndërsa aktori amerikan për shkak të sulmit fizik mund të përfundojë prapa hekurave.

“Ai mund të arrestohet. Varet nga detektivët të vendosin se si të vazhdojnë”, - tha një burim për mediat e huaja.

Emri i femrës që e akuzon aktorin nuk përmendet, ndërsa thuhet se i ka rreth 30 vjet.

Fituesi i “Oscarit” është shfaqur në shumë filma, përfshirë “Jerry Maguire”, “Men of Honor”, “Radio”, “Boyz n the Hood”. Për rolin në “The People v. O.J. Simpson” ai u nominua në vitin 2016 për çmimin “Emmy”.

Në jetën private Gooding Jr. ka përjetuar momente të vështira gjatë viteve të fundit. Pas 22 vitesh martesë, ai në vitin 2017 u shkurorëzua nga mësuesja Sara Kapfer (50) me të cilën ka qenë në lidhje qysh në shkollën e mesme dhe me të cilën i ka djemtë Spencer (25) dhe Mason (22) dhe vajzën Piper (14). Disa muaj pas ndarjes, babai i tij, këngëtari dhe aktori Cuba Gooding Sr. u gjet i vdekur në automobil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat