Adam Lambert thotë se vazhdimi i “Bohemian Rhapsody” nuk ka kuptim

Kultura

Adam Lambert thotë se vazhdimi i “Bohemian Rhapsody” nuk ka kuptim

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:26
Adam Lambert

Derisa thashethemet për një vazhdim të “Bohemian Rhapsody” po vazhdojnë të qarkullojnë, këngëtari aktual i “Queen” e ka shprehur dyshimin nëse pjesa e dytë e biopikut do të xhirohej ndonjëherë.

"Çfarë do të ishte ajo?"- pyeti hapur Adam Lambert gjatë një bisede me NME. "Vazhdim? Si do të funksiononte? Nuk ka kuptim për mua."

Biopiku i Queen ishte një sukses komercial dhe kritik, duke i fituar katër çmime Oscar dhe duke i fituar më shumë se 900 milionë dollarë në arkat kinematografike. Duke pasur parasysh popullaritetin e tij masiv, thashethemet për një vazhdim dukeshin pothuajse të pashmangshme. Megjithatë, Lambert, i cili e ka një paraqitje të shkurtër në Bohemian Rhapsody, "dyshon" se do të prodhohet një film i dytë, edhe pse këngëtari sqaroi se ai "nuk kishte dëgjuar asgjë" lidhur me ndonjë vazhdim potencial.

Që nga viti 2011, Lambert ka qenë frontmen i bendit kolaborativ Queen + Adam Lambert, ku ish-garuesi i American Idol u bashkua me Brian May dhe Roger Taylor. Bendi do të niset në turneun e vet në Amerikën Veriore muajin e ardhshëm ndërsa suksesi monumental i Bohemian Rhapsody ka shtuar edhe më shumë pritshmëri për koncertet e drejtpërdrejta.

"Filmi e ka injektuar një energji të re në brendin Queen", theksoi Lambert. "Ai gjithashtu ka sjellë fansa më të rinj. Ka sjellë më shumë njerëz. Tani më shumë njerëz janë të interesuar për Queen, kështu që është me të vërtetë emocionuese".

Edhe pse Lambert këmbëngul se ai dhe Queen nuk kanë plane për të regjistruar materiale të reja, këngëtari mbetet një solo artist aktiv. Në maj ai e publikoi "New Eyes," singli i parë nga albumi i tij i katërt solo, “Velvet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat