Në 9 vjetorin e shkuarjes në përjetësi të Bekim Fehmiut… - Bota Sot
Në 9 vjetorin e shkuarjes në përjetësi të Bekim Fehmiut…

Kultura

Në 9 vjetorin e shkuarjes në përjetësi të Bekim Fehmiut…

Nga: Haki Latifi Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:47
Bekim Fehmiu

Aktori dhe artisti me renome ndërkombëtare që braktisi skenën për shkak të terrorit serb.

Për kohën kur veproj dhe jetoj ishte krenari për ne në Kosovë, kur e dëgjonim emrin e tij në skenën ndërkombëtare… dhe me arsye të madhe, sepse Bekim Fehmiu ishte një figurë e pazakontë, e veçantë, një figurë artistike, i papërsëritshëm.
Ishte njëri prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka bërë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë dhe, jo rrallë, ka qenë edhe frymëzim për të gjithë artistët shqiptarë, kudo që kanë jetuar.

Bekim Fehmiu, pa dyshim aktori deri më tash më i famshëm shqiptar, që në vitin 1968, në kohën kur luante rolin e Uliksit në filmin me po të njëjtin emër, mblidhte rreth ekraneve të RAI-s (Radiotelevizionit Italian) jo më pak se 16.6 milionë shikues (wikipedia gjermanisht, "Die Odyssee"), iu kthye Penelopës që e priste në Itakë, por s'iu kthye dot Kosovës që e donte, sikur s'dinte t’ia shprehte dashurinë.

I MADH ISHE DHE DO TE MBETËSH

O BEKIM FEHMIU!

SHQIPTARËT DO TË MBURREN ME TY DERISA TË MARRIN FRYMË!

Shpirti dritë i bëftë!

Lavdi!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...