Gjak i ngrirë - Bota Sot
Gjak i ngrirë

Kultura

Gjak i ngrirë

Nga: Nexhat Hallimi Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:52
Nexhat Hallimi

Heshtje varri tashmë zgjohet në gur e dru qiell

E jehonë e vetmuar hijes larg dëgjohet me fyell

Zemrën e toplicës e mbrojnë veç varret e hiri

Shtatëqind e dyzet fshatra të zbrazura nën thikë

E mijëra dhe mijëra frymë në shpinë me shtëpitë

Me tokë në grushte ecin të vrarë silueta ngrirë

E zbritje dhe ngjitje te besimi në zot me plisa

Kolona kokë më kokë vetmuar ndër gurë e lisa

E molla e kuqe në maje dege ende zjarr ndrit

Kaq vjet ikën vetes pafat fund udhës së gjatë

Kaq vjet fryma zgjon ëndrrën përgjakur në natë

Përsëritet e njëjta vrasje e kolonë në zinxhirë

Në dumnicë siluetat e njëjta shfaqen në pasqyrë

Të rilidh fruta të ndezura gjaku brezit kufitar

E asgjë nuk lëviz vetëm varret të ftohta në roje

E çastet e datat e ngjarjet rrjedhin gjak të ngrirë

E dhembja e gjallë e pashëruar e zgjuar në gji`

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...