Nisi punimet “Java e Albanologjisë” - Bota Sot
Nisi punimet “Java e Albanologjisë”

Kultura

Nisi punimet “Java e Albanologjisë”

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:21
Foto

Sot në Institutin Albanologjik u hapën punimet e  “Javës së Albanologjisë”, që sivjet shënon dhjetë vjetorin e organizimit. 

Gjatë tri ditëve sa do të zgjasë edicioni jubilar, do të prezantohen rreth 100 kumtesa nga letërsia, gjuhësia, historia, folklori dhe etnologjia.

Temat boshte sipas seksioneve për këtë vit janë këto:

Gjuhësi: “Probleme të shqipes standarde në komunikimin e shkruar dhe të folur sot”;

Letërsi: “Tregimi në letërsinë shqipe”;

Histori: “Problematika e gjeografisë historike në hapësirat albafone”;

Folkoristikë: “Festivalet folklorike, folklori, folklorizmi dhe audienca”;

Etnologji: “Lufta, konfliktet dhe kultura në Kosovë- vështrime etnologjike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...