Bastexhitë

Kultura

Bastexhitë

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:21
Fatmir Lohja

Gimi me Shpëtimin punojnë në një zyrë.Janë specialistë të aftë.Pse e kanë qejfë bixhozin, shihen gjithnji bashkë. Vendimi i qeverisë , për mbylljen e lojrave të fatit,në ditët e para  ua  prishi toruan. Me ndihmën e shokëve, dhe miqve u riintegruan me bixhozin. Me anë të  telefonave satelitor i vënë skedinat nga   shtëpia . Kënaqësia e vënies së basteve në lokalet e zhurmshëm  u avullua. Nga frika e policisë,tani çdo veprim bëhet me zë  të ulët dhe në errësirë.

Për ta kthyer kënaqësinë e zërit, u ka hyrë një huq tjetër.Jani gati të vënë bast, me zë të lart, për çdo fjali që nxjerr nga goja tjetri. Ia marrin paratë shoku-shokut ,si kur të mos njihen fare.Në atë mëngjez e ndjenin,se do të fitonin para shumë. Ministri i tyre qe shkarkuar.Këtë lajm e dhanë mediat vizive  një natë  përpara. Secili në hesap të vet,  përgatiti grackat,për ta  sulmuar  shokun ku i dhëmb, e ku i djeg.

Në zyrë po prisnin, se kujtë do t’i hante  …. të parit të flasë.Edi, edhe ai specialist në atë zyrë,i ra në sy qetësia e  pazakontë e kolegëve.Rreth mesditës, për t’i tundur,hapi bisedën  për heqjen e ministrit. Nuk ia mori mendja ,se po  u vë  shkrepsen shokëve.

Me mobilizim ushtarak ,basti i parë u vendos  në sëkondë. Do të shkonte , apo nuk do të shkonte në burg ministri  i nderuar? Meqë e parashikonin  listën  e basteve  të gjatë, e urdhëruan Edin, si më të ri, t’i rregjistronte në kompjuter.Kur të mbaronin bastet, do të nënshkruanin palët në konflikt. Edit i kërkuan  edhe  dorëzaninë.Në fillim  Edi nuk ua pranoi detyrën e re.

U munduan t’i shpjegojnë se pse vënë baste.E para, shoku im më kundërshton gjthnji  dhe pa ia djegur xhepin,nuk zë mend.E dyta,dhë më kryesoria, çdo bast ka vlerën e njëqind lekëve.E treta,nëse nuk ia japin paratë shoqi-shoqit, dorëzani nuk ka asnjë përgjegjësi materiale. E katërta,në bastin e tyre nuk fitojnë asnjë qindarkë shoqëritë e basteve. Shokët nuk e ndjejnë si humbjen, apo fitoren financiare , se paratë e bastit sëbashku i konsumojnë. Humbësi ha, e pi, pa nxjerrë një tingull. Fituesin nuk ka burrë nënë ,që e duron duke u lavderuar për zgjuarsinë e vet.

Me humorin e fundit, Edi pranoi t’i shkruante bastet e vetëm të asaj dite.U dha fjalën se do ta nënshkruante pas tyre dhe do të mbante një kopje të tretë  për vete.  Ndryshe  ajo punë nuk bëhej ! Me  dyshim ia pranuan  kushtin.

Me bastin e parë konflikti nisi i ashpër. Nuk i thonë shaka , t’i parashikosh një ishministri  parajsen,  apo ferrin.Mbi njëzet baste për atë që iku.Ka vjedhur mbi dhjetë ,apo nën dhjetëmilion euro? Kërkon strehim politik, apo rri në vend? Emërohet apo nuk emërohet drejtues në një ministri tjetër? E ndanë apo nuk e ndan gruaja me letra?  Eshtë i aftë, apo i paaftë? ........ ?

Në atë skenë inkadishente Edi po mendohej.”Janë; specialistë të aftë, kolegë të dashur;familjar të rregullt;….Virusin e bastit kush ua ka injektuar?Ka diçka  që nuk shkon në këtë mes!?Që mikrobi të zhvillohet, e do ambientin e ndotur.Janë burra të mirë,por e kanë ca ndryshk në kokë.Siç e pohuan edhe vetë, bindja së është më i zgjuar se shoku, u gjymton arsyetimin. Më duhet t’u bëj një lojë,t’i ndihmoj sado pak,  nëse mund  t’u heq  vesin  e mbrapsht.”

Ato fol me nervozizëm ,Edi shkruaj me qetësi në kompjuter.I vazhduan zënkat, me numurin e  ministrave që jane emëruar me ardhjen e demokracisë. E dinin që janë nentëdhjetëenëntë. Me  rreshtimin e emrave nuk e  arrinin shifren referuese. U dilnin  mangut shumë. Edi u gëzua kur bastaxhitë nuk pranuan të vinin pesë lekë  për zëvendësministrat.Të bindur  se ata janë të shumtë,dhe nuk do të kishte triumfues, nuk e hodhën sherrin në letër.

Pas një ore i mbaruan polemikat  për ministrin në largim. Me shkurtime, Edi  shkruajti  dy faqe në kompjutër.Me ambicje tekanjoze u hap  debat i nxehtë  , për atë që do ta zevendësojë. Bastet të shumtë u vunë  për emra konkret, dhe për aftësitë , bisneset,  moralin,shoqërinë respektive ,krushqitë,njohjet, aleancat ,…….e tyre.

Pas tre ore zënka, u shteruan forcat .Përpara se të nënshkruanin ,vunë syzet mbi hundë. U drejtuan te kompjureri për të bërë korrektimet e fundit.Kur të bindeshin, do të nënshkruain me gëzim e lumturi.Nuk u besonin syve.Edi i kishte renditur bastet me sira,në pesë faqe, por nuk kishte asnjë shënje se për cilin variant është njëri e kundra tjetri.

I kërkuan llogari për mosaktësinë. Edi mbrohej se ata kishin folur aq shpejt, sa nuk ka pasur kohë të bëjë shënimet. Meqë janë të bindur për bastet që kanë vënë,do t’i shtonte nga një SH, ose G përbri ,dhe  merret vesh se janë gërmat e  para, të emrave të tyre.

Ata  i qendronin mbi kokë  Edit përballë kompjuterit.Siç e parashikoi Edi, u pa qartë, se nuk e mbanin mend pse e kishte kundërshtuar shokun. Edi zgërdhihej me kënaqësi maksimale, se loja i funksionoi. Gimi me Shpëtimin shiheshin me habi. Për të ndarë davanë duhej t’a nisnin nga fillimi. Nuk kishte më kohë.Orarit zyrtar po i vinte fundi. Edi e deklaroi ,në mënyrë solemne, se nuk do të qendronte një sekondë më shumë,pas  përfundimit të orarit të punës.Në fund u tha:

- A më dëgjoni edhe mua të voglin,t’u jap një zgjidhje?

- E cila është ajo, - e pyetën njëzëri.

- Birrat u a jap unë,por me një kusht.

- E cili është ai kusht?

- Të mos vini më baste!

- Punë që nuk bëhet.

- Pse të respektojmë,po ta japin ne birrën,por të tilla kushte mos na ve!

- Gjatë konfliktit ,u mundova t’u diagnostikoj semundjen , - tha Edi ,me serioziteten e një doktori.

- Kjo qënka arsyeja që bastet tona i ke bërë katrahurë,- e nxorri konkluzionin Shpëtimi.

- Kolopuç! Na e thuaj diagnozën tënde!- e urdhëroi Gimi.

- Ju vuani nga në sëmundje e rëndë,që i ka hapur metaztazat në tru.

- Kaq rëndë jemi?- e qesëndisi Shpëtimi.

- E si e ka emrin sëmundja?- e pyeti Gimi me buzëqeshje të sforcuar.

- Mos respektim i mendimit të shokut. Hiqeni nga mendja maninë,se je më i zgjuar se shoku! Të njëjtin mumer plisi keni. Bëni  gara mendore  pa start,pa finish e pa arbitra, - dhe Edi i shihte  kolegët në dritë të syve.

Gimi me Shpëtimin u mpinë.E verteta, e thënë ballazi, i tronditi  në psiqikë.

- E si e deiagnostikove këtë sëmundje?- e pyeti në mënyrë habitore Shpëtimi.

  • Ju nuk luani për para,siç më treguat në fillim.Ma shpjegoni pse vini baste , sa jep një mendim shoku?- u dha goditjen e fundit Edi.
  • Sipas teje cili është shkaku i sëmundjes?- iu drejtua me indiferentizëm Gimi.
  • Duket qartazi, se  keni kohë që keni shkëputur marëdhënjet me librin.
  • Ne i lexojmë gazetat rregullisht, - sqaroi Shpëtimi.

- Vetëm leximi i gazetave, e ndryshk trurin si kripa  hekurin. Kaq të sëmurë jeni, sa nuk e mbani mend se çfarë bastesh vendoset  sot. Shumica e basteve,të rreshtuara nga ju,u duhen vite për t’u zgjidhur. Besoj se nuk do ta lini trurin tuaj peng , për të gëzuar emocionet e një basti të vënë rastësisht.Po të jetë i vertetë ky tifozllëk, nuk ka  doktor që u bën derman.

Gimi me Shpëtimin në fillim shtrenguan nofullat.Po prisnin sinjalin për t’u kacafytur me kolopuçin.Edi ,në ato momente, u frikësua nga një skandal i mundshëm me koleget.” Çfarë mu desh që u thashë të vertetën në sy!?”Fatmirësisht, truri nuk u qe ndryshkur deri në degradim.Në gazeta, ka edhe ndonjë artikull të mirë,për t’i bërë grasatim  trurit. Edi e pa se kolegëve ,me kalimin e minutave ,muskujt  iu shtensionuan. Hija e mirësisë u rierdhi në fytyrë.

- Ti je i bindur se jemi të çmendur? – iu drejtua Shpëtimi Edit,si pacienti  doktorit,me panik në gjoks.

- Jo.Jo.Pse jeni zotëri burra u rri pranë,- u përgjigj Edi, me seriozitetin e  doktorit, se me stërmundime po e mbante të qeshurën t’i dilte jashtë.

Për ta nxjerrë mllefin nga gjoksi, Gimi e Shpëtimi iu turrën njëri-tjetrit për të përcaktuar  shkaktarin e katrahurës.” Faji u bë qurk, e nuk e veshi njëri.”Shkak- pasoja u rindez ,me të njejtat  energji si pak më përpara.Per t’i dhënë përgjigje pyetjes :” Cili është më i çmendur se shoku?”- si pozita me opozitën,nuk e pranonin kompromisin. Kur i la takati nisën të qetësohen.I kapi  gazi më pas.Te dy me një gojë , me shpirtë, me zë të ulët,se ndodheshin  në zyrat shtetërore,  shprehen:”Sa të marrë paskemi qënë!?”E qeshura e tyre e sinqertë, Edit iu duk, e  qeshura e sherimit.

- Do të më tregosh me sinqeritet!- iu drejtua Shpëtimi Edit.- Ti nuk i vure emrat se nuk pate kohë,apo me qëllim!

  • Kohë pata mjaft. E bëra me qëllim.Ta shihnit me sytë e tuaj  marrëzinë. Jam i gëzuar , se mesa  duket ,që loja  funksionoi.- i sqaroi  Edi .

- Jo të funksionuar,- u shpreh duke u menduar Gimi.- Edhe të më kishe zhdepur në hu,nuk do të me vinin mend më mirë.

Me ketë batutë,për herë të parë, për atë ditë,qeshën të tre me shpirt.

- Jam i gëzuar, se edhe sot e fitova një bast,- deklaroi me gëzim Shpëtimi , pasi u qetësuan.

  • Cilin bast?- e pyeti Edi i habitur.
  • Kur tregohesh   djalë i zgjuar fitoj unë,në të kundërt fiton Gimi,- qeshte Shpëtimi, duke i ndenjur si gjeluc  Gimit.
  • Fatkeqësisht e ka fituar,-i mbajti ison Gimi.
  • Kur u ka shkuar ndermend të vini bast për mua?- iu drejtua Edi me kërshëri.
  • Në ditët e kataklizmës.
  • Kur kanë qënë ato ditë?
  • Kur qeveria mbylli me ligjë,  e polic, lojrat e fatit.
  • Nga ajo ditë paskam   qënë miza,t ë cilën e prisnit me  pa durim,se në cilin llokum do të ndalet,- qeshte Edi me të madhe.
  • Nuk na thë ndonjë të re. Kjo është anektodë e vjetër.
  • E vjetër është,por ju e modernizuat.Eshtë ende  e  rregjistruar në kompjutër. Më lejoni t’i fshij  budalleqët e shkruara?- Edi shtypi tastin  delete,se e pa në sytë e tyre miratimin.
  • Pse po  qesh.Sot, është hera e parë, që e merr vesh, se ne vemë bast për aftësitë tuja?- iu drejtua Gimi Edit me seriozitet.
  • Nga do  ta merrja vesh,përveç jush?
  • Nuk të ka peshperitur në vesh ndonjë fjalë Shpëtimi?
  • Çfarë fjalësh?

- E fitova edhe bastin e dytë për sot,- qeshte Shpëtimi me rastin e  fitores tjetër.

I treguan, se me ditë tëra janë ngatërruar, nëse  Edi ka qëne,apo nuk ka qënë  në dijeni për bastin e tyre. Prite njëri ,e përcjell tjetri, treguan sa herë  Edi u jepte ndonjë evidencë, të dy hapnin sytë,për të përcaktuar nëse ka, apo nuk ka ndonjë gabim , sado të vockël, për të fituar birrën e freskët.

- Jeni skandal!- qeshte Edi me zë.

  • Sot mund ta kemi kaluar masën në vënien e basteve, -filloi të sqaroje si mendueshëm Shpëtimi.- Nuk jemi krejtësisht të çmendur.Sot është ditë e veçantë. Ministrat nuk shkarkohen çdo ditë.Mos e harroni këtë fakt!
  • Çfarë na sygjeron rinia për të ardhmen?- pyeti Gimi.
  • Po u citoj një shprehje amerikane,- u tha Edi me gaz shumë.-“Kur kalon  mbi 60 vjeç duhet të; përgjysmosh ushqimin; dyfishosh ecjen dhe dashurinë. “
  • Fantastike.Sa baste kemi vënë  ne,se ky dashuron filanen,e filania filanin,aq të mira qofshin, - i kujtonte Gimi bastet Shpëtimit.
  •  Mos e dëgjo  hajvanin! Na sugjero diçka tjetër! - urdhëroi Shpëtimi.
  • Mendoj, që në të njëjten kohë, të lexojmë të njëjtin libër.Pas  leximit të dikutojmë për atë,- këshilloi Edi.
  • Kërkon të na rikthesh format e edukimit,o marrok?- e pyet Gimi.

- Do ta provojmë,- miratoi Shpëtimi.

Erdhi përfundimi i orarit zyrtar.Gimi me deshirë,pa kushte, i qerasi me nga një shishe birrë. Nuk ka thënë kot i moçmi :” Vesi del me shpirtin!”Edhe tani  janë duke vënë baste , por me përmbajtje nga   letërsia.Vënë baste për autorë të ndryshëm,për; datëlindjen; veprat ; çmimet; personazhet ;….,por jo me agrisivitetin e kohës,kur lexonin vetëm gazeta.

Fatmir Lohja

Tirane,me 18.06.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat