Bota poetike, shpirtërore e Nexhat Elshanit - Bota Sot
Bota poetike, shpirtërore e Nexhat Elshanit

Kultura

Bota poetike, shpirtërore e Nexhat Elshanit

Nga: Murat Gashi Më: 18 qershor 2019 Në ora: 18:37
Kopertina e librit

Libri poetik “ Engjëjve të Mi “ i poetit Nexhat Elshani, eksploron në letërsainë shqipe, si një kërkesë e subjektik lirik duke mbushur frymë dashurie ndaj shoqërisë, ndaj vetes dhe ndaj atedheut, dhe një brengë poetike këtij subjekti lirik. Që nga titulli i librit me poezi Engjëjt e mi, i autorit Nexhat Elshani, hap një horizontë të gjërë mendimesh, ku mund të gjesh përgjigje sa të " thjeshta " aq mordene dhe përfundimtare. Bota e tij poetike, që njëherësh e preokupojnë subjektin mbrenda në shpirt, është një botë poetike shumë e larmishme, komplekse dhe na bënë të pamundur që ta kuptojmë një gjë të tillë, me një lexim të parë. Por, nuk është e vështirë për të formësuar çështjen e botës shpirtërore të tij poetik, dhe për të identifikuar shpirtin më të prekshëm, të shprehur përmes vargjeve të lira artistike, Ky libër ka një strukturë të ndërtimit në poezi, duke mos u ndan në cikle… Vargjet e tij Vargjet poetike të Nexhat Elshanit, nisin të vetojnë si një rryfe , pas okupimit të Kosovës, dhe që janë në fuqin e dhimbjes, në secilën kohë, dje, sot dhe nesër. Frymojnë në mënyrë estetike idenë e subjektit dhe e mbush me ngjyrime stilistike vargjet poetike. Nëpërmjet leximit, dhe nëpër mjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës së luftës në Kosovë, aktuale dhe se ardhmes Nexhat Elshani ekzaminon mënyrën me anë të së cilës poeti, pavarësisht prej fuqizimit poetik, vazhdojnë të përcaktojnë në një masë të madhe artistike termat e diskurseve poetike. Nëpërmjet një game të gjërë figurash apo metaforash, ai, duke filluar nga dashuria, nga njarjet e ndyra të luftës që i bënë okupuesi sërb, ai na tregon në detaje se si retorika poetike për lirin e shpirtit dhe të drejtën e njeriut shumë shpesh dhe menjëherë ndryshon nga veprimet e tyre. Ai përmes poezisë rrëmon thellë duke na shpaluar përpara syve një pamje befasuese dhe me nuanca të veprave të fuqisë në hapësirën, në tokën tonë poetike, që sa vjen e po bëhen më të fuqishme te lexuesit më shpirtëror.

Libri me poezi poetik “ Engjëjt të Mi “, na afron një pavarësi të lartë të poetëve që nuk dallon nga poetet të tjerë poetik modern. veq se me një stil tjetër shpirtëror. Poezit e Nexhat Elsahnit janë poezi okazonale ( të rastit ), kur në poezit e tij përjetohet çasti që i ndodh apo preket shpirtërisht në realitet në shoqëri, qoft dhe me ndonjë njeri apo individ. Ky libër shpalos çështjet thelbësore të kohës sonë, të shkuar dhe të ardhmen, gjë të cilën shpresoj nga autori të vazhdoj, që të na sjell vargje poetike edhe më të avancvuar artistikisht.

Poezia Përpëlitje në muzg poeti në jetën e tij kudo që të jet paraqet artin poetik që ëndërron atë që i mungon dhe në secilën ditë ngërthen në vete, pret të ket pran vetes lirin shpërtërore. Këtë e shpreh përmes vargjeve artistike me figura stilistike që për të kuptuar nuk të lodh të lexosh edhe disa herë. Kjo poezi e Nexhatit , reflektonë gjithë altruizmin dhe shpirtin e tij artistik. Me poezi  “ Engjëjve të Mi “, identifikohet autori Nexhat Elshani në krijimtari përmes preokupimit qytetar për të ardhmen e jetës. dhe atdhetar për çështjen kombëtare.  Permes poezisë si  Dridhërimë, rivendos shpirtin e dashurisë, mallit, edhe kohën e së djeshmes dhe të sotmes pas çlirimit të Kosovës nga okupataori Sërb.

Sa mote

Më mbyt malli për engjëjt e mi

I shoh

S’i prek dot

I përkëdhel e nuk ndjej asgjë

Sytë padashje

Më mbushen lotë

……..

Në poezin e Nexhat Elshanit gjejmë vetveten, ëndërrat e munguara, dëshirën për t’u çmall së bashku me Engjëjt. Vëllimi poetik, e vendos autroin në një skem të ri poezinë, poezi për të cilin kemi nevojë në poezinë e sotme. Ky art letrar poetik nuk përfundon me kaq …Në poezit e Nexhat Elshanit, përjetohet edhe në kahje tjetër, pa presion , duke qenë larg asaj që të pushtoj dikent tjetër. Vargjet poetike në vijim sjellin një pasqyrë tjetër të të lexuarit dhe të kuptuarit. Pastaj poezia Kalaja është mur i pashembur.

 

Kalaja

Me energjine e fundit

Sulmova kalane

Shtiza e ndryshkur

Me helm te zi

Sulmonte bedenet

Mua

Plaga me djegte ne gji

Kalaja e vickel

Sulmit te rralle

Sulmit ne pabesi

Stoikisht i bente balle

PS

La Fonteni

Ma terhoqi verejtjen

Kalaja e vickel

Nuk duhet vdekur

Eshte ende e paprekur.

Vargjet e shkruara këtu, shtyn lexuesin drejt një gjendje tjetër të subjektit, të të menduarit, duke e njohtuar se poeti është i pafuqishëm përpara Kalasë sado që të jetë i vogël.  Kjo poezi të kujton se poeti kërkon nga vetja që ti ndihmoj kalasë së vogël, shprehur, të përshkruar  me figure artistike, që lexuesi e ka të vështirë ta kuptoj me leximin e parë. Por kalaja e vogël ia tërhoqi vërejtjen pa e kuptuar qëllimin e poetit. Dhe kështu poeti me figurën artistike, apo metaforë dorëzohet, duke e kuptuar shumë mirë të vocklën kala, e cila është e paprekur, nuk vdes nga veprimi që poeti donte ti ndihmonte gjatë tatëpjetëzës për në kala.  Nexhat Elshani, në mbrendin e botës së tij njerëzore, ndjenjësisht,  në poezin Dridhërime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...