Vazhdimi me “Maskarenjët“

Kultura

Vazhdimi me “Maskarenjët“

Nga: Sabahate Byci Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:36
Sabahate Byci

Çmë kanë mbetur fjalët

mu në fyt

Frymën po ma zënë,

Po dojën me më mbytë.

E spo muj t'ju them

disa haverave,

Qe bëjnë politikë laramane

Politikë t'laperave.

Të iu them në gojë

Se Kosova nuk është

vetem e juaja,

Për dallaveret që i bëni

N’Troye t’veta e gjora t’ndjehet si e huaja,

Ore a jeni ju burra?!

- Pse nuk bëhni të gjallë?

A e din ju se shtëpia

s'mbarohet vetem me zallë?!

Jo o politik(u)aj-jo o ju havera,

Se të tilla shtëpi shum shpejt i rrëxon e i merr era,

E atëherë nuk keni më vend

-Jo s‘keni se ku të rrini!?!

Por duhet të bëni zgjidhje

si pacovat - si mini!

Hani sa të muni, e mos kurseni

Te varfërve asgjë ju mos ju leni

Se ata ju zgjodhen

E ju vuan në post

Edhe ju dhanë emrin,

Edhe ju bën dost,

E pasi ju votat atyre

Vetem iu morret,

I hapet dyert e tradhëtisë

Edhe taborret

Dhe harruat Gjakun

Që e dhanë HERONJËT

DHE DËSHMORËT!

Hani hani n'mëngjese pandërprerë deri n'darkë,

Me gogsimë derrgucjane,

Plot dhjamë kruani

e fërkoni t’madhin bark,

E glirni dhëmbet falso nga tepricat e mishit

Pastaj futni kokën

Prapa poshtë-krejt poshtë

Prapa bishtit.

Se s'ju dhemb juve

ore koka aspak

Kur e dini se keni miliona

N’tërë Botën - në Bankë!

Po mos harroni se Mëmatdheu

Në DREJTËSI i ka rrënjët

E politika tradhëtare

tek "Maskarenjet"

Sabahate Byci, Shkrimtare, Piktore, Publiciste Gjako-Shqiptare-Gjermane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat