Sojsëzi

Kultura

Sojsëzi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Populli e thotë bukur shpesh,

-Dreqi s’ka dhen e shet lesh!

Shet ore laneti - qoftëlargu,

Sepse “malli” i vjen te pragu!

Krejt në rregull ç’i ka hije,

N’formë dhurate po për besë!

Prapa tij ndonëse fshihet,

Një botë plot me interes!

Nga ky fat në këtë krizë,

Kalon njeriu nëpër mend!

Por, ju lutem n’çfarë sistemi,

Soji i dreqit priti rend...?!

Në monizëm u gjet fare,

Për t’vazhduar edhe sot...

N’skenën tonë “plurale”,

Pa e ndërruar vesin dot!

Engjëllor me pamje qengji,

E qaf nipi e puthë daja...

Mirë e di ky lloj Sojsëzi,

-Me hesap hahet dyjaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat