Kopraci “shkon” në burg /Shfaqja para të dënuarve në burgun e Drenovës

Kultura

Kopraci “shkon” në burg /Shfaqja para të dënuarve në burgun e Drenovës

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:47
Kopraci “shkon” në burg

“Kopraci”, nën interpretimin e aktorit 93-vjecar Koço Qëndro u vu në skenë përballë një publiku ndryshe.

Të dënuarit nga burgu i Drenovës dhe disa gra që  vuajnë dënimin në burgun e Tiranes, së bashku me familjarë dhe të afërm të tyre ishin në sallën e teatrit të Korçës. Shfaqja përballë 23  të dënuarve në burgun e Drenovës dhe 4 grave të dënuara nga burgu i Tiranes, nuk i la indiferentë aktorët.

“Për ne ishte shumë kënaqësi që të shërbenim apo të ndihmonim sado pak në argëtimin e tyre, pse jo edhe në një formë edukimi kulturor. Ishte iniciativa e burgut të Drenovës së bashku me Myfarete Lazen. Ideja e tyre jo vetëm na pëlqeu  por na u duk një detyrim moral dhe morëm të gjitha masat për ta zhvilluar këtë shfaqje”, tha aktorja  Zamira Kita.

Por fare vlere ka arti për një të dënuar e shpjegon drejtori i burgut të Drenovës.

Ishte një dëshirë e stafit tonë, e aktorëve dhe e të dënuarve, të cilët kaun shumë nevojë për aktivitet për shfaqje dhe për veprimtari të tjera, brenda në institucion”, tha Genci Fejzollari, drejtori i burgut, Drenovë.

Për dy orë të burgosurit shijuan artin dhe lirinë  në teatër, të përzgjedhur nga një nismë për të inkurajuar sjelljen e mire në mjediset e burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat