Na mungon

Kultura

Na mungon

Nga: Zymer Mehani Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:14
Zymer Mehani

Pa të çdo varg poezie do të ishte i thatë

E megjithatë, jeton në zemrat tona

Prandaj meriton edhe për të të huhen

Dy-tri fjalë në një vjershë a poemë

Për njeriun hero që e njohu kombi

Mëngjes për mëngjes botës i drejtonte letra

Në adresa të ndryshme, me kërkesa të qarta

Dhe mbi to i ngjiste pullat e vuajtjes së popullit

Është ky Ukshin Hoti-njeriu që e njohu bota

Ngrihej me vrull duke trumbetuar

Me duar përpjetë thërriste në unitet

Endej në atdhe, priste miqtë që i vinin

Ky njeri vigan, që e njohu globi

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat