Sikur t’ ishte jeta ëndërr

Kultura

Sikur t’ ishte jeta ëndërr

Nga: Ramiz Spahiu Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Me hapa të lehtë, erdhe u afrove

Ma vure dorën në ballë, nga gjumi më zgjove.

 

Lehtas erdhe heshtur, shkove lehtë pa fjalë

Fërkoj sytë, më doli gjumi, kot sillem  vërdallë.

 

Se ku mbete, se ku trete, nuk të preka as njat’ dorë pak

S’fole gjë sa shpejt mu humbe, pa ty mbeta varfanjak.

 

Isha ëndërr, s’je më këtu, mbeta pa gjum, mbeta pa fjalë

Sikur t’ ishte jeta ëndërr, s’do të ndjeja për ty mall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat