Bisedë e dytë serioze me El Cheekën

Kultura

Bisedë e dytë serioze me El Cheekën

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:16
Sulejman Mehazi

I nderuar Cheeka, je i ri, eksploziv e temperament, lexojmë se si i kërcënohesh Ali Ahmetit, bashkëpunëtorëve e BDI-së, jam më i moshuar e më me përvojë jetësore, ju them me pak fjalë, se shumë më mirë të sulmoni  Aliun, me durim e heshtje sesa me fjalë.

Shumë më të fuqishme janë bombat mistike përgjuese që i plasoni sesa fjalët tuaja kërcënuese. I nderuar, Ali Ahmeti më shumë ju frikohet përgjimeve telefonike sesa fjalëve tua kërcënuese.

Sa për kërcënime, ai është mësuar e gajle fare se ka, me kritika, sharje e kërcënime s'mundet Ali Ahmeti e BDI-ja, por me kutiat e votimit, vota shqiptare është ajo që e mposhtë, vret e humb Ali Ahmetin e jo fjalët.

Ideali, qëllimi, detyra juaj do jetë e sukseshme nëse në heshtje, pa zë e fjalë të publikoni përgjimet kundër tij. Ju vetëm të publikoni e popullata shqiptare t'i dëgjonte.

Ju bëjmë një pyetje: a kërcënimet janë më të vlefshme për popullatën apo bombat tua telefonike? Bombat me siguri. Lejo që përgjimet t'i dëgjonte popullata shqiptare e jo kërcënimet tua.

Qëllime primare janë bombat e lëshuara e jo fjalët personale tuaja

Me respekt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat