Komotçe

Kultura

Komotçe

Nga: Dibran Demaku Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:20
Dibran Demaku

Komitçe do vijë të trokas në dritare
hape moj të shkretën pritja u bë shekull
pengesat e jetës s‘do më trembin fare
se kam ëndërr shpirti të të puth në vetull


Kur

Kur jam larg
e kur je larg
loti derdhet në çdi varg

Kur unë hesht
e kur ti heshtë
edhe vera bëhet vjeshtë


Shi i verës

Vetë jeta gjykatëse mori një vendim
shpirtrat e dashuruar të rrinë larg e larg
rigon shi i verës në syrin tënd-tim
rigon mall i ndezur në çdo rimë e varg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat