Kah t'ia mbaj...

Kultura

Kah t'ia mbaj...

Nga: Zymer Mehani Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:57
Zymer Mehani

Kah t'ia mbaj me vargun tim
Mos m'lërë vetëm, lapsi im

Shpirt e zemër i shqetësuar
Porsi vala n'det t'trazuar

Gjak shqiptari e soj albani
Shpërthimtar si llavë vullkani

Muza vargje m'dhuron n'jetë
Zemrën seç ma çon përpjetë

Varg, o varg shpeshherë i zverdhur
S'ia dimë vlerën gjakut t'derdhur

Mirëpo, dije, o zemra ime
Se i huaji s' sjell miklime

Në këtë botë ka rënie e shembje
N'shpirt e n'zemër m'sjellin dhembje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat