I lidhur për nënën, tokën e shkëmbin!

Kultura

I lidhur për nënën, tokën e shkëmbin!

Nga: Nusret Sulejmani Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:03
Nusret Sulejmani

Trimërinë ia lexuan në ballë

se legjenda ecte bashkë me ta

gjithënjë ballëlartë nëpër stuhi

me guximin e përjetësisë!

 

Me trup të fuqishëm graniti

sulmonte stuhitë para vetes

i papërkulur dhe krenar

çante rrethimin ky burr shqiptar

 

I hijeshuar me lurke e tyrq të zi

dukej sikur kishte mbirë nga toka

e sikur ajo qëllimisht e kishte lindur

që të thurte legjendën për të!

 

Trupin stolisur me gjerdan plumbash

mitralozin ngjesh në sup

hapte rrugën përmes errësirës

shkëlqente përpara si pishtar lirie

 

Luftëtar dhe njeri i denjë atdhetarie

për drejtësi, nder,  njerëzi e liri

i lidhur fortë për vatanin

të atin, nënën, tokën e shkëmbin!

 

Grykën e Dervenit e kishte mbuluar errësira

korrbat e kishin hedhur vallen e dreqërve

që nga Gullmova e deri në Gurgunicë

 RAFIZ MEROVA bartte kushtrimin e lirisë

 

Nga luftërat që bënte në këmbë

rrëfenin se plumbi s`e zinte

armiqtë sapo dëgjonin gjëmën e armës së tij

vetëhidheshin poshtë humnerës, drejt xholit të vdekjes!

 

I lajmëruar dhe i rrethuar në çdo anë

vë në shenjë mitralozin për t`ua hedhur trutë në erë

amaneti i nënës ishte i madh

“Mos birë se është katundi”

ashtu i plagosur shpërthen rrethimine e hekurt

 

E gjetën të gjakosur e të alivanosur

 duke dhënë shpirt,  pranë një stani të Raoviçit

 i plagosur, duke u përpjekur të ndez një zjarr shprese,

 atë ditë të ftohtë janari

 

Dhe përsëri ia kishin frikën!

se mund të ngjallej

dhe në prani të familjarit i vërsulen si bisha,

me armët e tyre vrastare

 

E sollën  të pashpirt pranë oborrit të xhamisë

kolona  ushtarësh e policësh të lumtur

 se e kishin trofeun pa luftë

me dredhi e tradhëti!

 

 

Lakmitarë ka patur dhe do të ketë

deri sa të jetë kjo jetë

nga lakmia apo padituria

mes nesh ka mbretëruar ligësia!

 

Ia kishin frikën edhe ashtu si kufomë

se mos ngjallej e ua jepte dërmën!

u thanë:” Thirreni nënën ta shoh azganin e saj!”

e ajo ia përkëdhel fytyrën dhe i thotë:

“Trimi i nënës, tamlin e nënës e ke hallall o bir”!

 

Trimërinë ia lexuan në ballë

se legjenda ecte bashkë me ta

gjithënjë ballëlartë nëpër stuhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat