Prishtina Gastronomy Festival – Vendtakim për adhuruesit e kuzhinës

Kultura

Prishtina Gastronomy Festival – Vendtakim për adhuruesit e kuzhinës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:43
ilustrim

Festivali i parë i gastronomisë në Prishtinë ”Bukë e kripë e zemërbardhë” i cili do të mbahet me 13 dhe 14 Korrik 2019 në sheshin ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë një mundësi e mirë takimi për të gjithë adhuruesit e kulinarisë shqiptare si dhe asaj botërore.

Programi i edicionit të parë të këtij festivali përveç gatimeve të shijshme të përgatitura nga kuzhinierë të njohur shqiptarë do të jetë i pasur me shumë aktivitete në të cilat mund të marrin pjesë të gjithë ata që pasion e kanë gatimin.

Gjatë periudhës dy ditore sa zgjatë festivali do të prezantohen koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, do të mbahen simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth produkteve ushqimore dhe pijeve vendore, të krijojnë kontakte të reja si dhe të marrin njohuri nga përvojat e kuzhinierëve më të mirë shqiptarë.

Mundësi për promovim të produkteve dhe shërbimeve të tyre në veçanti do të kenë bizneset e reja dhe iniciativat jo-fitimprurëse. Kjo gjë në të ardhmen do të jetë traditë e festivalit, i cili pritet të kthehet në një takim vjetor të kuzhinierëve dhe adhuruesve të ushqimit, me qëllim kryesor zhvillimin e kulinarisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat