Pesë thënie nga William Shakespeare

Kultura

Pesë thënie nga William Shakespeare

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:23
William Shakespeare

William Shakespeare, poet dhe dramaturg anglez, i dha shumë letërsisë botërore. Ani pse kanë kaluar qindra vite që kur është ndarë nga jeta, veprat e tij janë ndër më të lexuarat. Librat e tij janë dëshmi se si shkrimtarët bëhen të pavdekshën.

Këto janë pesë thënie nga veprat e autorit, që mbase sot më së shumti njihet për tragjeditë “Hamleti” dhe “Romeo dhe Zhulieta”.

“Duaji të gjithë, besoju disave, mos i bëj keq asnjërit.”

“Fati, i dashur Brutus, nuk është në yje, por në veten tonë.”

“Ferri është i zbrazët dhe të gjithë djajtë janë këtu.”

“Ne e dimë se çka jemi, por nuk e dimë çka mund të bëhemi.”

“Me kalimin e kohës, ne e urrejmë atë së cilës i frikësoheshim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat