Lulja e luftës

Kultura

Lulja e luftës

Nga: Anton Marku Më: 3 korrik 2019 Në ora: 00:03
Anton Marku

Kishte një javë që kisha filluar punën si gazetar në ekipin e rubrikës së kulturës në ‘‘Der Standard’’. Ditët e para i kalova më shumë në zyrën e ngushtë tëredaksisë. Sot në mëngjes, për fat të mirë, kryeredaktori më tha se këtë mbrëmje duhet të dal në teren për të bërë një shkrim lidhur me një ceremoni tëndarjes së çmimeve për fotografinë më të mirë të vitit me temën‘‘Loti’’. Konkursi ishte ndërkombëtar dhe në të kishin marrë pjesë fotografë nga e tërëbota, por dhe të tillë që fotografinë e kishin pasion.  

Pa humbur kohë u nisa drejt muzeut ‘‘Belvedere’’ ku do të mbahej ky eveniment. Me tu afruar aty vura re se në hyrje kishte shumë njerëz që po prisnin nëradhë. ‘‘Duket se kjo ngjarje paska një rëndësi të veçantë’’. - thashë me vete, duke menduar më shumë për kohën e paktë që kisha pasur në dispozicion për të lexuar diçka më shumë lidhur me këtë konkurs. 

Më në fund ia dola të hyj në sallën e madhe të mermertë ngjyrë gri. Ende kishte njerëz që po hynin brenda. Disa përshëndesnin me një buzëqeshje tënjohurit sapo sytë e tyre takoheshin. Të tjerët bënin me dorë. Ata që dukeshin se ishin diplomatë përkuleshin përballë damave para se butësisht të jua puthnin duart.

Dhjetë minuta më vonë prezantuesi tashmë ishte në skenë. Pasi sqaroi shkurtimisht kriteret e konkursit, ftoi të pranishmit të shikojnë një film të shkurtër dokumentar lidhur me historinë e fotografisë. Më pas, në ekranin gjigand të vendosur në skenë, filluan të shfaqeshin imazhet e syve të përcjellura me tingjuj të lehtë baladash skoceze. Pas nje çerek ore prezantuesi ftoi njërin nga anëtarët e jurisë që të paralajmëroj pjesën e dytë të programit. 

-Këtë vit në konkursin tonë kanë marrë pjesë 1702 persona nga e tërë bota. Fotografitë që na kanë ardhur janë mahnitëse. Megjithatë, juria profesionale vendosi që në rrethin e ngushtë të hyjnë  njëzet më të mirat. Për kënaqësinë tuaj ato do të shfaqen me radhë në ekran, duke filluar nga fundi për tu afruar drejt tre më të mirave, të cilat sonte do të kenë nderin të jenë në mesin e fituesve. - tha njeriu buzëtrashë dhe me sy që dukeshn se kishin ditë që nuk ishin mbyllur. 

Tani në ekran po dilnin fotografitë e shumëpritura. Në një kënd të tyre, poshtë majtas, ishte shkruar pseudonimi i autorit. Dhe erdhi momenti i shumëpritur. Në mur doli fotografia që do të fitonte çmimin e tretë. E kishte shkrepur një e re adoloshente. Në të shihej një ujvarë me shumë degëzime. Prapa saj një natyrë e paprekur dhe një ylber që e përshkruante mes për mes.

-Këto janë lotët që qielli ja ka falur njerëzve. - tha autorja. 

Fotografia e dytë paraqiste një dritare gjysmë të hapur të cilën në muzg e rrahte shiu. 

-Dhe ja, çasti që me padurim e pritëm të gjithë është vetëm një hap larg, -foli me zë kumbues prezantuesi. - tani drejtori i Institutit Vjenes të Artit Pamor dhe kryetari i juririsë Dr. Franz Müller do të hap zarfin dhe do të na bëj të ditur emrin e fituesit, i cili do të ketë mundësinë të thotë disa fjalë rasti. Pra, mëlejoni që në skenë të ftoj Dr. Müller, ardhjen e të cilit e përcjellim me duartrokitje. 

Pasi bëri një hap para, kryetari i jurisë, një akademik i moshuar, por i mbajtur mirë, vendosi syzet, hapi zarfin dhe lexoi me zë:-Fitues i çmimit kryesor ‘‘Syri i Artë’’ të konkursit ndërkombëtar të fotografisë ‘‘Blitz 2019’’është personi me pseudonimin artistik ‘‘Authoctonus’’. 

Në atë sekondë në ekran u shfaq fotografia fituese. Ishte një lule. Një lule e vendosur mbi një karrige të vjetër druri që qëndronte para gërmadhave të njëndërtese të madhe muret e së cilës ishin rrënuar thuajse tërësisht. Një lule mes gurëve dhe copëzave të tjegullave, betonit e hekurit. Gjithçka tjetër ishte bardh e zi. Apo më shumë zi se sa bardh. Vetëm ajo dhuronte ngjyra. Fletët e saj ishin të gjelbërta. Nga to dukeshin ca pika që derdheshin në drejtim tëtokës.   

Tingujt e muzikës përcollën hyrjen në skenë të fituesit. Ishte një i ri që sapo kishte kaluar të tridhjetat, mbante flokë të gjata dhe një mjekër të shkurtër. Ishte i pashëm. Kishte të veshur xhinse dhe një këmishë të bardhë. Ai u afrua i heshtur pranë mikrofonit dhe përshëndeti në një anglishte perfekte:

-...... Unë vij nga një vend, i cili ka kohë që e ka humbur lirinë. Tash po rrezikon të humb dhe emrin. Dhe jo vetëm atë, por dhe shpirtin, trupin dhe frymën.Unë nuk kërkova shumë nga jeta. Ajo më dha më shumë se meritova. Por jo dhe gjithçka që i kërkova. Edhe unë kisha një ëndër. Jo të madhe. Por ishte imja. Sonte do të ju tregoj se si kjo ëndërr u ndal në pragun e së djeshmes. Nuk e kaloi të sotmen. - tha i panjohuri duke i shëtitur sytë nëpër fytyrat e njerëzve thuajse kërkonte dikë në mesin e tyre.   

Të pranishmit në sallë mbetën të stepur. Një hyrje si kjo kishte ndodhur rrallë në historinë dyzet e pese vjeçare të këtij konkursi. Mbase anjëherë. 

-Sigurisht pyeteni se nga jam. Duhet të ja qëlloni. Unë mund të jem nga Alepo, Srebenica, Mitrovica apo Kandahari. Mbase dhe nga një vend krejt tjetër. Sonte po ju flas në një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat