Njohje të fatkeqësishme

Kultura

Njohje të fatkeqësishme

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 korrik 2019 Në ora: 08:26
Fatmir Lohja

Po organizoja promovimin e librit tim të pestë. Meqë ia mora dorën disi kësaj pune, u përpoqa të thërras sa më shumë të ftuar. Edhe mediat vizive, një natë më përpara, me ndihmuan për të shpërndarë lajmin, se në cilën orë, edhe vend, do të bëhej takimi. Shtypshkronja më bëri ca ftesa eleganta për miqtë.

Mikun tim Lavdosh, që mori përsipër të më ndihmojë, e këshillove të mos lejonte askënd të futej pa ftesë. Për të mbuluar sado pak shpenzimet , të blinin librin me gjysmën e çmimit. Mediat vizive e bënë punën e tyre. Si asnjëherë më përpara, me erdhën shumica e të ftuarve. U gjeta përpara një kaosi. Nga eksperiencat e përparme në promovime ,nuk me kanë ardhur as dhjetë për qind e të ftuarve. Me këtë logjikë fatkeqe shpërndava më shumë ftesa se kishte kapacitet salla.

Për të rehatuar miqtë ,me pronarin e sallës po kërkonim të gjenim karrige në zyrat rreth e rrotull. Dikush na i jepte me mirësi, e dikush i varte turinjët. Pas promovimit, pata organizuar edhe një koktej modest. Në këtë impenjim më merr Lavdoshi në telefon. Më shpjegon, se është njëri,që prezantohet si mik i ngushtë I imi, prandaj nuk ka nevojë për ftesë. E këshillova se pa blerë librin, të mos futej brënda. E mbylla me nxitim bisedën për t’u turrur pas karrigeve.

Përsëri më telefonon Lavdoshi. ”Zotëria nuk e blen librin,se kërkon të ia falësh , të nënshkruar nga dora jote,për nderin që po të bën me prezencën e tij.” E pyes , nëse ka emër miku i paftuar.” Lavdoshi më përgjigjet se nuk e jep emrin, se sa t’i dëgjosh zërin ,ke për t’i hapur dyert dy kanatesh.”. Për mungesë kohe, e urdhëroj, të mos merret më me atë. I djersirë vazhdova punën.

Ne thirrjen tjetër Lavdoshi:” Më thotë, se i ashtuquajturi mik,nuk po linte gjë pa më sharë.” “ Pse nuk është mik, nuk ka ftesë. Nxirre jashtë zotërinë pa emër!”- e urdhëroj ,pa të drejtë,me nervozizëm, mikun tim Lavdosh.

Ceremonia e promovimet me duk se shkoi bukur.U kënaqa në maksimum. Dëgjova fjalë të ëmbla për ato rreshta që kam shkruar në letër.Në një moment më vesuan sytë. Kritiku, ishmësuesi im letërsisë ,tha fjalë të ngrohta edhe për librin, por edhe për mua si nxënës .

I përcollëm të ftuarit e nderuar. Me Lavdoshin ndenjëm në fund, për të mbyllur llogaritë me lokalin, edhe për të marrë frymë, përpara se të shkonim në shtëpi. Lavdoshi nuk qe lodhur më pak se unë. Ndryshe nga unë, ai nxinte në fytyrë.

Kaq shumë je lodhur?- e pyes me sinqeritet.

Nuk je lodhur me pak ti se unë,- më përgjigjet shkurt.

Ai miku yt, pasi të shau ty,nuk më la gjë pa sharë edhe mua.

Cili mik?

Ai edepsyzi që nuk e jepte emrin.

A e more vesh kush dreqin qe?- e pyes me nervozizëm.

Lavdoshi me jep kartvizitën e zotërisë .Nga nxehmja ,nuk e ka lënë të largohet, pa i dhënë emrin. Për sharjet në drejtim të tij, kanë lënë një duel,për t’u kacafytur se kush është më trimi. Sa pashë emrin u qetësova. E therras kamarierin të na sillte një shishe verë dhe pak meze. Në fillim Lavdoshi nuk pranoi.U betova se pa e qetësuar, nuk dalim nga i lokali.

Dua të më përgjigjesh me sinqeritet! A e mësoi zotëria emrin tënd?- e pyes Lavdoshin.

Jo.Pse?

Sa më fat je!? – i përgjigjëm duke qeshur, më qëllimin t’i davarisja retë e mikut tim të mirë.

Nuk e kuptoj se çfarë ka për të qeshur ?- me pyet Lavdaoshi me habi.

Nisa t’i shpjegoj se ku qendron fati i tij, që shkelqësia Gafurr Guri,nuk ia ka mësuar emrin . Gafurrin e kam pasur komshi në fëmijëri. Eshtë pak më i vogël se unë në moshë. E kam ndihmuar mesa kam pasur mundësi.Shpesh më thonte se më ka udhëheqes shpirtëror. Në vazhdimësi e kam distancuar , duke i thënë në sy , se nuk je shoku im.

U bë anëtarë i një partie. U ngrit lart në qeveri.Nuk pati kohë asnjëherë, të pinte , sëpaku, një kafe me mua. Kur botova librin e parë, ia dërgova një kopje të nënshkruar. Kalimthi e pyesja nëse ma ka lexuar librin. ” Nuk kam kohë.”- ishte e njëjta përgjigje .Pas tre pyetjeve nga ana ime, për të më hequr qafe, njëherë e mirë më tha:”E ke dobët artistikisht, se kështu thonë të gjithë.”

Nga ajo ditë e sot nuk jemi parë më. Dashamirësit e mi kishin nevojë për zyrën e tij. Më vinin që t’i ndihmoja të ndërhyja te ai,për miqësinë që kemi pasur. Nuk më besonin, kur u tregoja se kam vite pa pirë një kafe. Nuk doja t’I afrohesha më, se fjalët më kishin ardhur.” Unë paskam luajtur nga mend e kokës,se shkruaj libra të dobët artistikisht. Se nuk jam më ai që kam qënë.Nuk ia vlen barra qiranë të rrihet më mua.”

Nga këto informacione, i këshilloja miqtë, kur t’i shkonin në zyrë, t’i mbanin ison zotit Gafurr, nëse duan të kryejnë punë. Mos ta kalonin masën e sharjeve ndaj meje, se ka mundësi që zoti Gafurr të nxehej. Këshillat e mija qenë të sukseshme. Gëzohesha që miqtë e mi kryenin punë, duke më përgojuar mua. Rëndësi ka realizimi i qëllimit, ka thënë përpara pesë dekadave Makiaveli i ditur.

Një ditë ra nga fiku zoti Gafurr. Nga mendjemadhësia u prish edhe më të parin fare, se i tha edhe atij: ”Të kam udhëheqës shpirtëror!” Nga servilizmi ekstrem, e shkarkoi nga të gjitha detyrat që i pat dhënë. Tani që sillet pazarit, për të gjetur ndonjë punë, ka ndërruar taktikë. Kur përmendet emri im, ai flet në fund, për të mbajtur ison në tavolinë, për personalitetin tim. Ka raste ,që flet edhe me respekt për mua,se varet me ke është.

Nuk mund ta shpjegoj pse u pa sot !? -i drejtohem Lavdoshit si konkluzion, kur e pashë se retë e zeza iu larguan nga koka.

E tregoi. E ka parë lajmin në televizor, në shtëpi. U ka premtuar fëmijëve se librin do t’u dhuronte , të nënshkruar nga ti,- tregoi Lavdoshi.

Paska qënë me hënë të mirë, ndaj meje, kur ka dëgjuar njoftimin,- qesha me të madhe.

Po fati im ku qendron,- më thumbon Lavdoshi.

Je treguar fantastik që nuk i kë dhënë emrin. Kur më delendis mua, që e kam ndihmuar,sa herë ka pasur nevojë, llogarite vetë se çfarë mund të llapë për ty, që nuk e le në promovim të librit tim.

Ti më the të mos e lë,të marrë pjesë.

Jam shumë i gezuar që më nderove,duke më mbështetur.

Si e shpjegon këtë njëri?- më pyet Lavdoshi me sinqeritet.

Vuan nga idili i gjithëditurit,pa lexuar një libër. Po të tregoj një rast. Para shumë vitesh, m’u ul në tavolinë. Duke e njohur mirë, për ke më pyeste,i lavdëroja të gjithë. Duroi sa duroi, më pas plasi.Nuk la kënd pa sharë, për të më mbushur mendjen se unë nuk i njoh njerëzit.

Nuk të kuptoj?- me pyet Lavdoshi.

Ke të drejtë që nuk me kupton. Ai nuk është si ti , e si unë. Anglosaksonët kanë një proverb:”Fisnik është ai që bën ndere dhe nuk pret shperblim.” Ne karakterin e zotit Gafurr asnjë germë,e këtij proverbi,nuk i përqaset. Ai i sheh njerëzit si vegla ,vetëm për qellimet e veta. Kur ka nevojë e ul kokën deri në servilizëm të pështirë.Kur të tjerët kanë nevojë për atë, ai është gjithnji në ecje. Vetëm paraja mund ta ndalojë.

Meqë e njeh paranë,pse nuk e bleu librin me gjysmën e çmimit?- më qesëndisi Lavdoshi.

Siç e deklaron vetë, vend e pa vend, ai nuk nxjerr paranë nga xhepi për kotësira. Në tavolinë nuk e ka parë askush të fusë dorën në xhep. Thashetheme janë,se atje lart paguan me servilizëm ekstrem.

Pse erdhi në promovim libri,kur deklaron se i ka zët?

E para, per t’u dukur në ambiente lexuesish. E dyta,për të cilën jam mëse i bindur, kush e di se çfarë ka dashur të më kërkojë!? Po të jap një këshillë të sinqertë. Një ditë mund të takojë në rrugë krejtë rastësisht.

Ku më mban mend mua ai?

Kur ka nevojë, e shtrydh kujtesën me centrifugë. Ndërsa me ty, që, është njohur me grindje, nuk të harron kurrë. Mos i jep të njohur , të mos jeshë fatkeq si unë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat