Festivali “N’Rrot Fest” Edicioni – III po vjen, Gjilani gati për fest

Kultura

Festivali “N’Rrot Fest” Edicioni – III po vjen, Gjilani gati për fest

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:33
Festivali “N’Rrot Fest”

Festivali “N’Rrot Fest” ecicioni i tretë po vjen. 

Tashmë, tradicionalisht festivali më unik, me muzikë dhe argëtim ka filluar rrugëtimin edhe për këtë vit. 

Përgatitjet për mbrëmjen më të veçantë të vitit në Gjilan veç se kanë filluar dhe pritet të ju argëtojnë DJ nga Rajoni Europa si dhe Vendor.

Jo vetëm kaq, pasi “N’Rrot Fest” do të sjellë edhe artist, DJ dhe performues ngaEvropa, të cilët garantojnë atmosferë, festë dhe adranalinë.

“Organizimi dhe festivali është në implementim e sipër dhe për kohën dhe vendin e mbajtjes do të njoftoheni me kohë.Nuk do të mungojnë dhe pritet të ketë risi edhe këtë vit”, ka thënë ideatori i festivalit, Albert Fazliu.

Aktivitetet kulturore, sidomos ato muzikore, kanë qenë dhe janë alternativamë e mire për promovimi e DJ, artistëve si dhe grupeve me renome ndërkombëtare me emra të rëndësishëm në industrinë e muzikës, por edhe argëtimit të njerëzve, duke sjell gjallëri dhe atmosphere në qytet.

Kujtojmë se ky project ka marrë përkrahjen edhe të Komunës së Gjilanit, përkatësisht nga nënkryetari i komunës, Arber Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat