Ka më keq...!

Kultura

Ka më keq...!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një që s’kishte krahun

E hiqej me të meta,

Donte sa më parë,

Të ndahej nga jeta!

 

Në kulm të ndërtesës

Hipi me siç thonë,

Për t’i dhënë hallallin

Jetës përgjithmonë!

 

Nga lart e sheh poshtë

Njërin pa krahë, ore

Që lëvizte shpejt,

Si i çmendur fare!

 

E pyet nga lartësia:

Pse kërcen o vëlla?

- Thotë më kruhen koqet

E nuk kam me çka...!

 

Ngreh kokën Çallaku,

Duke hequr valle...

Paska dhe më keq,

Në këtë botë me halle!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat