Pyet Kosova - Bota Sot
Pyet Kosova

Kultura

Pyet Kosova

Nga: Zymer Mehani Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:13
Zymer Mehani

-Bija e bij të mi
Pse më lini vetë
Pse nga unë po ikni
Në botë për t'u tretë?

Këto fusha e male
Këta lumenj bilur
Këto kodra e brinja
Këta shkëmbinj e gurë
Kujt do t'ia lini
Nëse këtu s'rrini?

Varret e të parëve
Stane e ugare
Këto kreshta të larta
Këto lapidare
Pse po i lini vetë
Ku doni për t'u tretë?

Llapin Ilirik
Drenicën e kuqe
Rrafsh të Dukagjinit
E të Anadrinit
M' thuani ku po i leni
Shpinën pse ua ktheni?

Grykën e Rugovës
Malet e Gollakut
E atë Grykë të Llapit
Rrafshin e Kosovës
Kujt po ia leni, vallë
Mos ju qofsha falë?!....

Këto fusha të gjera
Këto kodra të vlera
Këto male të larta
Këto shtatore të arta
Vallë, vetë do t'i lini
Këtu pse s'po rrini?

Malet e Pashtrikut
Grykën e Kaçanikut
T'Mirushës Ujëvara
Këto gërxhe e pllaja
Si po i leni vetë
Dheu i huaj t'ju tretë?

Këto kulla të gurta
Këto ujëra të bilurta
Këto rrugë e rrugica
Këto shtigje, ngushtica
Vallë, po i lini vet'
Pa ju duken shkret

Kudo t'shkoni n'botë
Do ta keni t'kotë
Është e vërtetë n'jetë:
GURI I RËNDË-N'VEND T'VET..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...