Ata...

Kultura

Ata...

Nga: Shpend Bajrami Më: 7 korrik 2019 Në ora: 22:20
Shpend Bajrami

*Ata vërtet nuk bënë fakultet për vete, por ndikuan dhe krijuan nkerëz me diploma fakulteti bile edhe doktorota me mesatare 10!

*Ata, nuk u bënë ministra, por veshën personat më të dobët me pushtet - nivel ministri që kurrë mendja nuk ju kishte shkuar se do të uleshin ndonjëherë në kolltukun e ministrit që është me plot përgjegjësi...

*Ata, nuk diskutojnë shpesh për opinione, por krijuan opinionista - analista që disa i shajnë e disa i lavdërojnë dhe në fund diskutimin të gjithë e mbyllin duke iu thurr lavde padronave të tyre! 

*Ata, folën pë zhvillim ekonomik, por ekonomistat e zgjuar i larguan nga vendi dhe i zëvendësuan me ata që kalkulimet i bëjnë me rabush, 

*Ata, folën për kulturë por, artistët i injoruan dhe i zëvendësuan me ...

*Ata flasin për zhvillim të arsimit, por mësimdhënësit i lënë pa rroga, një herë në dy muaj i paguajnë 400 €

*Ata flasin për shëndetësi, por mjekët i detyrojnë të ikin, e nëse disa nuk ju jepet rasti të ikin përshkak të moshës, sigurisht fëmijët e tyre i këshillojnë që të ikin sa më larg nga ky vend,

*Ata, flasin për drejtësi, por drejtësinë e qëndisin gjithmonë në favor të tyre, 

*Ata, flasin për siguri, por sigurinë ua lan në dorë të gjithë atyre që kurrë familja e tyre nuk iu besonte sepse si të rinjë delikuent që ishin ua vidhnin portofolin prindërve, 

*Ata, ata, ata ... gjithçka shkatërruan, asgjë nuk lan të kultivohet, ata edhe lulet i këputën sepse donin aromën vetëm për vete kështuqë e zhdukën edhe aromën e luleve për ne të tjerët, nuk lan ajr të pastër... 

Prandaj sot çdo njëri ik,

- Ikin, të rinjtë jo që s'kan lek, apo punë por thjeshtë se nuk munden më t'a akceptojnë një lidership të këtij niveli low!

- Ikin, ata që nuk i lanë kurrë të punësohen edhepse i plotësonin kushtet për atë vend pune, 

- Ikin ata që studjuan në kohën kur nuk ishin këta pushtetar,

- Ikin ata, që studjuan edhe gjatë kësaj periudhe,

- Ikin edhe ata që i punësuan, sepse ... nuk durohet gjithnjë dhuna psikologjike "ne të punësuam",

- Ikin, ikin, ikin të gjithë duan të ikin! 

Vendi do të trashëgohet nga:

● Shefat,

● Drejtorat,

● Ministrat e përjetshëm,

● Kryetarët e degëve, 

● "Bisnesmenët" - kontrabandistë të lidhur me dreqin,

● Hibridët, natyralistët, 

Nga çdo kush do të trashëgohet vetëm nga shqiptari i vërtetë JOOO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat