Të puth, flamur....

Kultura

Të puth, flamur....

Nga: Zymer Mehani Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:11
Zymer Mehani

Të puth, Flamur,
I lyer me gjak
N' furtuna e rrebeshe
Prore je përflakë

Bij dhe bija nënash
Me ty u mbuluan
Sa e sa zogj shqipesh
Në ty u betuan

Flamur, ty të puth
Çmimi yt është gjaku
Ti je vetë liria
Je dhe krenaria

Prore nëpër breza
Do t'lartësohesh n' qiell
Çmimi yt është gjaku
Pasha dritë e diell

Flamur, të puth dua
Të të mbaj në duar
Të nderon poeti
Me zemër t'flakëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat