Po na kopjojnë Skënderbeun - Bota Sot
Po na kopjojnë Skënderbeun

Kultura

Po na kopjojnë Skënderbeun

Nga: Ilir Muharremi Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:09
Po na kopjojnë Skënderbeun

Ende po qarkullon problemi i shtatores së Skënderbeut në Prishitnë. Pse heroi është më i madh se kali. Kjo tashmë është shpjeguar. Por, sot në mes të ditës e kanë izoluar heroin duke përgatit shabllonin e njëjtë për Amerikë. Sa lejohet një gjë e tillë. Kritiku i artit Ilir Muharremi në faqen për art dhe kulturë “Art Critic” ka postuar arsyen:

“Monumenti i Skënderbeut në Krujë është një vepër e skulptorit Janaq Paço, e përuruar më 28 nëntor të vitit 1959. Ndodhet në qendër të qytetit të Krujës dhe është statuja e parë ekuestre e ngritur në Shqipëri. Monumenti i Skënderbeut në Prishtinë. U vu në shesh në vitin 2001. Autor: J. Paco, materiali: bronz. Në atë kohë autoritetet nuk ishin të vëmendshme sepse u përcaktuan vetëm për anën estetike dhe nuk vënë re terenin e rrafshët kur e vendosen sepse ajo e shpalli Skenderbeun më të madh se kalin dhe doli si qesharake kjo shumë. Ndërsa, sot në mes të ditës e izoluan shtatoren e heroit tonë duke marr shabllonin për ta punuar të njëjtin në Amerikë. A lejohet një punë e tillë. Në rrjete sociale po qarkullon se kjo është ilegale dhe plagjiaturë. Nuk mund të konsiderohet kështu sepse po ta vendosim emrin dhe mbiermin e skulptorit menjëherë lirohemi nga kopja ilegale e unë besoj në një gjë të tillë.  Shtrohet pyetja pse Shqipëria nuk e lejoj një gjë të tillë e Kosova po? A jemi më inferior ne sepse origjinali ndodhet atje e jo te ne dhe gjithmonë kopjohet nga origjinali.

E keqja mund të jetë vetëm nëse e vendosin në teren të rrafshët. Mirëpo, nëse analizojmë më në detaje përkrenarja është shumë e gjatë dhe këmbët i ka shumë të holla karash me shpatullat dhe krahët.”, ky është postimi i plotë i tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...