Bashkëkohanikëve
U rritëm bashkë me pak thërrime
stuhitë e jetës larg na shpërndan
shtigjeve të jetës pa pikëtakime
ku më s,e njeh as vëllai vëllanë
Shumë kanë ikur nga kjo botë
të mbeturit këtej nuk bëhen të gjallë
gëzimet e hidhërimet zhytur në një gotë
dhe ndjenjë e largësisë që zgjoka mall
Ata e këta
Edhe të lavdëronin edhe të shanin
skutave e skërkave të pritës
edhe të vrisnin edhe të qanin
në terr të natës në ferk të ditës
Kurrë s,të lavdërojnë veç të shajnë
korridoreve të errëta shpirtërore
ëndrrën e jetës në rrënjë t’a vrajnë
me emblema shkëlqyese në kraharore