Vullnet për pushtet

Kultura

Vullnet për pushtet

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:59
Fatmir Lohja

Lola, Lili dhe Lela janë shoqe krykreje. Jeta i lidhi rastësisht. Nga qytete të ndryshme u martuan në një lagje . Punojnë tok në një fasoneri .Kudo shihen bashkë.Shoqet e punës e ndjekin me zili miqësinë e tyre. Bashkëshortët janë më indiferentë. Ndjehen komod që gratë shkojnë e vinë sëbashku në punë. Nuk u pëlqen kur e zgjasin ndënjen pas pune,në dëm të administrimit të shtëpisë.

Qyteza u çordit në psiqikë ,nga dalja në dritë e gjashtë SMS-ve,që shoqet i kanë dërguar njëra-tjetres. Si gjithnji , në provincë qimja bëhet tra, dhe pa u tjerrë, e stërtjerrë nga banorët, jehona nuk bie.Debati qe shumë më agresiv se sa përgjimet e politikanëve,të publikuara nga një gazetë Gjermane. Në nisje, kërkimi shkoi shumë larg. Akuzonin hakerat e Azisë, të Paqësorit, Amerikës Latine, Rusisë,…… për nxjerrjen e sekretit të shoqeve.

Ditët kalonin dhe jehona nuk binte. Skandali konceptohej i pakëpërdishëm në komunitet. Shoqet dhe bashkortët e tyre u distancuan menjëherë nga ndënja me njëri- tjetrin.Nuk pa askush konflikt,apo agresivitet në mes palëve. Mosmarrja e të dhënava në burim, e trullosi me keq asryetimin e banorëve .

Politikanët u bënë xhelozë.Nuk ishin më në qendër të vemendjes. Për herë të parë, pozitë e opozitë, ranë në konsensus,për ta shuar zallamahinë shoqërore. Meqë ishin të pabesueshëm në opinion, kërkuan ndihmë tek psikologu.Ai e preu shkurt:”Pasi të studjoj situatën,do të jap konkluzionet!”

Psikologu në qyteze shquhet për shkathtësi dhe humor fin. Me ironitë e veta e kalonte ndonjëherë masën.Disa e veçojne si asi i intelektualeve , se të shendosh në tru. Të gjithditurit e emertojnë marrok,se t’i turbullon ujrat me pyetjet që të bën.

Psikologu kërkoi të lexonte me sytë e tij gjashtë SMS-të.Me germime të mëdha shkencore , arriti t’i marrë në dorë fotokopjet e tyre. Pas leximit zhgënjimi qe i madh.Të gjashtat , përafërsisht, kishin të njëjtin arsyetim. Dalloheshin nga njëra-tjetra për gabimet ortografike dhe nga dialekti i përdorur nga shkruesja .

Bëheshin gjashtë SMS. Secila nga shoqet i shkruante dy shoqeve te saja.Lola i shkruante edhe Lilit edhe Lelës.Lili jepte përshtypjet te Lola dhe Lela.Të njejtën gjë bënte edhe Lela në komunikim me Lolën dhe Lilin.

Te gjashtat SMS në hyrje nisnin:”E dashura shoqja ime ngushtë.Kam fatin më të madh që jam njohur me ju. Unë nga bregu ,dhe ju nga udhishtet ,na bashkoi martesa në këtë qytezë. Ndjehem mirë kur të kam pranë.Më je bërë si një motër e vertetë. Nuk mund ta mendoj ekzistencen time në këtë qytezë,po të mos u kem pranë , që ma lumturoni jetën, duk më dhënë ngrohtësi shpirtërore të sinqertë………”

Lvaderime të pafundme ,në drejtim të shoqes që i ishte adresuar SMS-ja. Në mbyllje nuk qe i njëjti entuziazëm si për shoqen tjetër.” Ajo nuk e ka sinqeritetin tënd.Hiqet si e dashur ndaj nesh,por e kam vënë re se është pak tinzare. Më beso vetëm mua,siç të besoj unë!Ta mbajmë pranë,por jo t’i tregojmë të gjitha të fshehtat tona!.......”E tersie e versi,në dëm të shoqes,për ta distancuar nga dyshja.

Psikologu ,pasi i lexoi disa herë SMS-të, arriti në disa konkluzione shkencore .Për të qetësuar opinionin,psikologun e ftuan direkt,në kanalin televiziv lokal, në progamin me dy karrige përballë. Gjatë gjithe ditës, me titra,u njoftua orari i transmetimit të emisionit. Banorët u kyçen në shtëpi pak më herët se zakonisht, për të parë e dëgjuar psikologun,dhe për të bërë pyetje direkt ,për çfarë nuk kuptonin, ose nuk ishin të një mendje me atë.

Psikologu, rreth të pesëdhjetave,me kokë të rruar me brisk,ngaqë në shumë vende flokët i kanë rënë,me musteqe spic,e mjekër cjap, intervistohej nga një gazetar bashkëmoshatar, i rruar taze.

Sipas porosive të politikanëve, për qetësimin e opinionit, i vuri vetes si qëllim ,ta quante si një ngjarje të zakonshme. Pjesën e parë të SMS-ve,e shpjegoi me konceptin e xhelozisë. Nga dashuria e madhe ,duke e gërshetuar me respektin reciprok, kërkon dashuri të pakufishme nga shoqja. Nga zhelozia, mundohet të distancojë shoqen tjetër. Xhelozia,sipas tij është mbidashuri,nga ky shkak, ai nuk e quajti ndonjë hata shkrimin e SMS-ve.

Pa e mbyllur shpjegimin plasen telefofonat direkt.Pyetje ishin nga më të ndryshmet, sepse edhe niveli i pyetsave ishte ndryshëm.”Xhelozia është e keqe apo e mirë? Pse njëra kërkon të lidhet aq shumë vetëm me një shoqe,në një kohë që grupi është ngritur me deshirën e tyre treshe? Sa e moralshme është kur lavderon njëren e ofendon tjetrën?A janë të majta apo të djathta rivalet?Po të jenë nga e njëjta parti,pse e lejon ajo përçarjen e militanteve?...?...?”

Me tonalitet të ulët,me ritëm të ngadalët, psikologu mundohej të shpjegonte me qetësi çdo pyetje të adresuar ndaj tij. Gazetari pak e ndërpriste. Me sjelljen e tij , psikologu nuk shpërqendrohej në arsyetim.

Shpjegoi se pse njëri e lavderon tjetrin. Sipas filozofëve, lavderimi i tjetrit, nuk është gjithmonë servilizëm, është njëkohësisht përfitim,për të arritur qellimin e tij.Duke lavderuar, kërkon që edhe partneri t’i kthejë reston,me të njëjtin çmim.Të merzitshëm janë ata që vetëlavderohen ,dhe nuk e leshojnë një kompliment për dëgjuesin. Rasti i nisjes se njëjtë, të gjashtë SMS-ve, e verteton tezen me siguri matematikore. Xhelozia,kur nuk e kalon masën,nuk është ndonjë sëmundje qe e lendon shoqerinë. Edhe fëmijët,që kanë shkallën maksimale të sinqeritetit, janë xhelozë ndaj prindërve.Praktikat,me qëllimin e mirë, për rritjen e dashurisë , sherbejnë për konsolidimin e komunitetit. ……

Zallamahia u shtua kur psikologu,filloi të shpjegoje mbylljen SMS-ve. Nuk pushonte zilja e telefonit nga thirrjet e shumta. Pyetjet ishin nga më të çudishme.”Me çfarë qellimi e ndërron kahun e shoqeve,në dy SMS-të ?A është e moralshme, apo jo e moralshme një praktikë e tillë? Si duhet të reagojë komuniteti?..... ?.....?”

Për të mos e zgjatur më shumë sepse drejtuesi i emisonit po i tregonte orën, për përfundimin e emisionit,psikologut i rreshqiti shkurt:” Punë grashë.”Pa e mbaruar mirë frazën,telefoni u çmend fare.Shoqatat e grave,të fyera në dinjitetin femërore,më shumë i hakërroheshin psikologut, sesa bënin pyetje për sqarim.

Nga regjia u dha urdhëri ,që emisioni do të zgjatej,prej audiencës së lartë . Drejtuesi i emisionit ia komunikoi me gëzim psikologut, se kohën e ka pa limit. Për të sqaruar shoqatat e grave,psikologu u mundua të shpjegonte pse e tha frazën e mesipërme. Sipas rradakës së tij, gratë , në përgjithësi, e kanë zakon që kur takohen puthen aq shumë,sa e bëjnë njëra-tjetren tërë bakam në fytyrë.Kjo është arsyeja, që burrave u këshillohet: “Kur të takoheni,mos u puthni si gratë!” Dhe dihet,kur gratë ndahen,nuk lënë gjë pa sharë njëra-tjetren,me çfarë t’u vijë ndermend në ato momente. Prandaj burrave u sugjerohet :” Mos u shani si gratë!”

Me këto sqarime, i hodhi benzinë zjarrit,ndonës kujtoi se po i hidhte shkumën për fikjen e tij.Nje kryetare shoqate gruaje,arriti në redaksi,për t’i nxjerrë sytë psikologut,për çfarë ai shpjegonte. Gazetari e qetësoi bukurmirë ,se gratë nuk i lënë bodiguardet të vinë në studio, pavarësisht nga shamata që po bëjnë përjashta. Maskilistët i kërkonin t’a shpjegonte edhe njëherë,se kinse nuk e kanë kuptuar shumë mirë!?

Një adolishënt shpjegoi ,se kjo punë që një loje kalamajsh. Për t’u mburrur te shoqi- shoqi,se sa bukur shkruan mamaja ime, i shpërndanë SMS-të, si fletushkat e reklamave ,që bisnesi ua lë në dorë kalimtarëve të rastësishëm në rrugë.Një nga fëmijët e ka vëllanë gazetar. Gjëmëmadhi ,pa i lexuar mirë,i ka bërë lajme në gezeta, e portale.

Psikologu, për të mbajtur ison e regjisë,kërkoi ndihmë të filozofia,për të rritur nivelin shkencor të debatit.U qetësua bukur mirë telefoni kur tha frazën;” SMS-të tregojnë,se kemi një rast të pastër të vullnetin për pushtet.

U kujtoi dëgjuesve,se qeliza bazë e shoqërisë njerëzore , është individi.Etja për pushtet është në genin e çdo njëriu,pavarësisht nga rangu që ai ka në shoqëri. Mbivlerësimi i vetes është semundje e trashëguar te njerëzit.Nga kjo epidemi, i forti kërkon të bëjë zapt më të dobtin. Sa më shumë përkrahës të ketë tjetri,aq më shumë forcë shpreh . Psikologu, vullnetin për pushtet, nuk e quante negativ, përkundrazi e emertoi si lokomotivë për zhvillimin e shoqërisë.

Pra, SMS-të, nisen me elementët e gjelozisë,dhe përfundojnë me vullnetin për pushet. Me qartë se kaq, nuk kam se çfarë të them,- dhe për herë të parë psikologu piu një gotë ujë me fund.

Vazhdonin ta pyesin nëse është moralshme apo e pamoralshme.U shpjegoi se morali, është një kontratë në mes individëve,për të frenuar instiktin e njeriu për të dalë mbi të tjerët,sepse historikisht më i forti ka kërkuar të shtypë më të dobtin.Nga rregullat e moralit individi mbron veten.Me grupimin e marrëveshjeve midis individeve,krijohet shteti ,që miraton ligje.Kur ligjet përputhen me moralin e shoqërisë,ato quhen të mirë.

Zëvendësoni emrat e grave me siglat e partive! Aleancat ,që bëjne në mes tyre përpara fushatave elektorale, çfarë ndryshimi kanë me rastin konkret? Morali ! Morali! Ku e shihni imoralitetin në të dy rastet?- ju drejtua psikologu shikuesve të ekranit të vogël.

Ndonëse ora e kaloi mesin e natës,shikuesit e shumtë u zgjuan si në fillim të emisionit. Telefoni,fb-ja nuk rreshtnin se punuari.

“ Dihet që politika është e pamoralshme.Pse i perzien gratë me politikën? Politikanët janë VIP-at e shoqërsie, ndërsa Lela,lili dhe Lola janë rrobaqepse në fazoneri. Deputeti i zonës shkruante:- Gabove zoti psikolog me këto qe the në fund….? …?

Psikologu nuk po mbushej me frymë për t’u kthyer përgjigje pyetjeve të shumta dhe të rrufeshme. E shpëtoi regjija. Me urdhërin e politikanëve, se e ndjenë veten të fyer nga paralelizmi i ngjarjes me politikën,emisioni u ndërpre, në mënyrë barbare, ndonëse kishte audiencën më të lartë,në historinë e televizionit lokal privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat