Artefakt me vlera te veçanta historike

Kultura

Artefakt me vlera te veçanta historike

Fadil Bytyçi Nga Fadil Bytyçi Më 10 korrik 2019 Në ora: 14:01
Vendosja e steles në muze

Një stellë e gjetur në fshatin Peqan të Therandës,si gjetje rasti, pasqyron në vete atë që dëshmon për një civilizim të lartë  që në antikitet, të kësaj treve.Bazuar në tipologjinë e saj duket se ekjo stellë i takon shekullit te II apo të III të eres sonë. Ky artefakt i takon stellave me tipologji harkore që bazuar në përcaktimin tipologjik të monumenteve supelkrale te Kosoves të arkeologes Exhelale Dobruna Saliu,i përket varianit të stellave harkore me figurë. Karkteristike e ketyre tipeve te stellave jane se në edikul paraqitet në reliev figura e të ndjerit deri në brez.

Stella është gjetur në formë rasti gjat punimeve në kët fshat që kishin të bënin me ndertimin e një shtëpie ku më pas është bartur në hapsirat e Muzeut të Therandës(Suharekës) ku ndodhet aktualisht.

Stella është e punuar prej gurit të mermerit, cilësia e të cilit nuk është edhe aq e lartë, që jep për të kuptuar se guri nuk është importuar por është nga rajoni i Dardanisë Antike.

Stela ka këto dimenzione: 178 cm X 64 cm X 32 cm.Edikula e kësaj stelle është harkore me figure te nje gruaje dhe një vajze të re e punuar në reliev ndërsa tipologjia përkon me stellat me hark dhe shtylla ansore. Fusha e mbishkrimore ka dimensione 66 X47 cm ndërsa pjesa e edikules 58 X 64 cm.

Brenda edikules ndodhet portereti i një gruaje dhe brenda tij portreti i nje vajze te vogel,te gdhendura ne reliev me kontura te pasterta te fytyres dhe me me nje veshje te qarte deri ne brez.Duket se kemi te bejme me nënë dhe bijë, rast jo i pazakont ky në monumentet supelkrale te kohes.

Kjo stellë ka edhe elementet ornamentike si kufizim të fushes së edikules dhe fushes mbishkrimore me një elegancë të jashtzakonshme ndërsa posht fushe mbishkrimore gjendet një ene e tipit amforë nga e cila dele hardhia me gjethe urthi e cila ngjitet larte duke kufizuar tërë stellen në pjesen e përparme me çka edhe ipet nje pamje ornamentike mjaft e harmonizuar.

Fundi I stelles ka një vrimë të8 centimetra të gjërë gje që jep të kuptohet se ajo ishte e vendosur mbi një bazament të përforcuar të trollit.

Fsuha mbishkrimore ka një tekst të zakonshem për stellat e tilla të periudhes romake me mbishkrim latin me shkronja të tipit majuskul (maiuscul) të shkruar mjaft mirë dhe të pa dëmtuara gjë që e bënë të leht leximin e tyre. Një karakteristikë te ky mbishkrim veqohet fakti se shkronja A kryesisht është pa vijen e mesme gjë që nukë është e pazakont në materialet epigrafike të kësaj kohe. Poasht Brenda tekstit ne dy raste ndodhej si dekorim edhe gjethi i urthit që e bënë më atraktiv tekstin.

Sipas vlersimit tim kjo stellë duhet të jet e shekulli të II apo III pas L.K, bazuar në ngjajshmërit me stellat tjera të përcaktuar më parë në kuptimin kronologjik e të gjetura në arealin e Dardanisë Antike.

Në fushen mbishkrimore gjendte ky tekst:

D.         M.                        Deshifrimi:     D(IS)  M(anibus)

VIP MATA                                                ULP(ia) MATA

QVEVIXIT                                                 QUE VIXIT

ANN.XV                                                   ANN(is) XV

AEL.ANDIA                                              AEL(io) ANDIA

FILIE MEAE                                             FILI(a)E?  MEAE

PIISIMEPO                                              PI(et)IS(s)IME PO-                     

SVI                                                           SUI(t)

Përmbajtja: Në duar të perëndive.Ulpia Mata ia ve me pietet vajzes sime Andia qe ka jetuar 15 vite .

Në këtë mbishkkrim tani për tani në nivelin e supozimit mendoj se kemi te bëjmë me një dedikim të një nëne për vajzen e saj e cila i ka takuar shtresës së lartë të shoqërisë së kohes nën influencen romake por që i takon etnisë ilire, bazuar në emertimin e saj për të cilin mendoj se etimologjia e tij i takon kurpusit të emrave ilir.

Sidoqoftë kjo stellë që  është gjetur në rajonin e Therandës pasohet poashtu nga disa altarë të gjetur në të njejti rajon ku njëri prej tyre ka fushen mbishkrimore me këto shkronja:I.O.M që lexohet I(ovio)O(ptimo)M(axiom) që do të thot Jupiterit më të Madhit dhe më të Mirit. Kjo dëshmonë për një nivel të lartë të qytetrimit në këtë rajon ku pushteti romak ishte stabilizuar dhe kishte arritur influencimin e tij ne shtressat e larta te shoqërisë ilirie.

Autori eshte profesor i gjuhes latine dhe historiesë në Loyola-Gymnasium në Prizren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat