Në Klinë, u promovua libri “Gjurmë shqiptare në Graz - Austri” i autorit Vehbi Haliti - Bota Sot
Në Klinë, u promovua libri “Gjurmë shqiptare në Graz - Austri” i autorit Vehbi Haliti

Kultura

Në Klinë, u promovua libri “Gjurmë shqiptare në Graz - Austri” i autorit Vehbi Haliti

Nga: Lekë Mrijaj Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto nga prmovimi i librit

Në patronazhin e Shtëpisë Botuese “Jakup Ceraja”, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza”, me seli në Graz të Austrisë, e Vilson Culaj, shkrimtar. Sot, në orët e paraditës në Qëndrën e Kulturës " Jehona e Dugagjinit" në Klinë, është promovuar libri “Gjurmë shqiptare në Graz-Austri” i autorit Vehbi Haliti, i cili është një gazetar e veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.
Libri, nëpërmjet një prezentimi e rrëfimi të shkurtër autentik paraqet angazhimin e diasporës shqiptare nga Grazi i Austrisë, në mbeshtetje të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm atyre të Kosovës por edhe të Shqipërisë, nën menagjimin e z. Martin Marku, kryetar i Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza" nga Grazi i Austrisë.
Në promovim të këtij libri, veq miqëve e dashamirëve të tjerë të autorit, morën pjesë shumë struktura të jetës politike, letrare, kulturore, shoqërore e diplomatike si: prof. Besim Hoti, nën/kryetar i komunës së Klinës, z. Fadil Gashi, kryesues i asamblesë klinase, z Sabri Kiqmari ish/ambasador, z. Ibrahim Makolli, ish/rektori i UP-së, e drejtorët e ekzekutivit të komunës së Klinës, etj.
Eventi në fjalë ishte i përbërë nga një panel i ngushtë artdashës prej: 

1. Sabri Kiçmari, ish/ambasador,

2. Alfred Beka, redaktor i librit,

3. Hajdin Morina, shkrimtar,

4. Vehbi Haliti, autor i librit,

5. Prof.dr. Islam Qerimi,

5. Hysni Shabani, ish/komandant i UÇK-së dhe njohës i kulturës,

6. Vilson Culaj, shkrimtar.
Para ta pranishmëve të shumtë, për librin dhe për autorin në fjalë, foli, z. Alfed Beka, e studuesit, z. Sabri Kiçmari, ish/ambasador, Prof.dr. Islam Qerimi, z. Hysni Shabani, ish/komandant i UÇK-së, Vilson Culaj, shkrimtar e z. Martin Marku, kryetar i shoqatës humanitare "Nënë Tereza" nga Grazi i Austrisë, të cilët në mënyrë kronologjike jehonën e aktiviteteve të shoqatës "Nënë Tereza" nga Grazi-Austrisë.
Pak para përfundimit të promovimit, z. Vehbi Haliti, e falënderoj nikoqirin, organizatorët e pjesmarrësit të këtij eventi kulturor.
Ndërsa në fund të promovimit në hollin e Qëndres së Kulturës "Jehona e Dukagjinit", për të pranishmit u shtrua një koktel rasti, si dhe autori Vehbi Haliti, të gjithë të pranishmëve u ka dhuruar librin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...