Koha në kohë

Kultura

Koha në kohë

Nga: Qemal Musliu Më: 11 korrik 2019 Në ora: 00:09
Qemal Musliu

Koha ecë në kohë, pa asnjë frikë

Pa pengesa, e pa pritë

Askujt nuk ia jep llogaritë!

Si ora, e numrat në matematikë

Është flori,

Për të vjetër e për Rini.

Nuk vlerësohet njësoj nga çdo njeri,

për ataqë vlerësojnë, kamirësi,

në të kundërtënfatkeqësi!

Po ece me kohën, ke shumë mrekulli,

Po mbete, keprapambeturi e varfëri!

Ajo “ecë”, nga lashtësia e, sot në vazhdim

Njeriu, asaj, vet i dha emër e kuptim.

Në fakt, koha kurrë nuk ndryshon

Zhvillimet, e veta njeriu nga koha në kohë i daton!

Për shumë gjëra, koha fajësohet,

Shumë herë, e reja me të vjetrën nuk pajtohet

Koha e re është vlerë e rinisë,

E vjetra vlerë e historisë.

Koha plagë shëron

Por edhemrekullitë i shkatërron.

Me halle e vuajtje, koha, nuk kalohet,

e rëndëështë e nuk durohet,

aq lehtë, nuk ikë!

Rrinë në vend si ndonjë pirgë.

Kur është në vuajtje njeriu, ajo hiç,nuk ikë!

Minutat “duken” sa një ditë!

Java e muaji, nuk lëvizin,si akull ngri

E viti, duket, sa disa shekuj në histori.

Po, koha ikë, siç e dimë të gjithë

Ajo në fakt, ecë e nuk pritë

Koha ecë gjithë kah në hapësirë

Ajo ecë njësoj, në dritë e në errësirë

Falemndero, falemndero sa kohë që rron

Se, në të gjen atë që ëndërron!

Jetën, dashurin, mirësinë e lumturinë!

Dhuratëtë çmuar pleqërinë.

Koha, Jeta, edashuria, e shumë të tjera janë hyjnore,

Urrejtja e xhelozia janë djallëzore.

E para është me virtyte njerëzore, pozitive,

E dyta meveprimetë egra negative!

Koha nuk ndalet e kudo shkon,

Gjithë kah është, e nuk pushon

Në Tokë, Qiell, e në Kozmos, po, as atje nuk ndalon!

Sakët, kush nuk ia dinë fillimin?!

Por edhe më hiç as mbarim.

Ne, ikim në kohë, gjithë, se, si,

E nuk kthehemi kurrë, njëjtë përsëri?!

Por shpirti nuk “vdes”, trashëgohet disi?!

Ajo, vazhdon të qëndron pa nda, aty

E ne, na duket se:Ajo ecë, ecë, ecë e ecë,pa kufi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat