Dy vite suksese, suksese të pandalshme të Shka "Petralba"

Kultura

Dy vite suksese, suksese të pandalshme të Shka "Petralba"

Nga: Aziz Bytyçi Më: 12 korrik 2019 Në ora: 11:03
Pamje nga takimi

Puna dy vite me radhë e nismëtareve themelues të Shoqërisë Kulturo-Artistike Petralba të Klosit, nga Ikli Punavija, Avni Hoxha, Ferit Hoxha, Ergys Koca, Shkëlzen Bala , punë e vrullshme e me shumë suksese, aktivitete të shumta, organizime, manifestime, ftesa thirrjesh është puna e artë e këtyre aktivisteve të ndritur të kombit shqiptar.

Plot dy vite arritje dhe suksese i grupit Folklorik Petralba Klos. Grupi Folklorik"Petralba" Bashkia Klos u themeluar me dt. 10.07.2017. Grupi nismëtarë i përbërë nga Ikli Punavija, Avni Hoxha, Ferit Hoxha, Ergys Koca, Shkëlzen Bala etj. Sot më 11.07.2019, ora-10:00, pranë Këshillit Bashkiak Klos u zhvilluar një takim ku u analizuar arritja dhe puna e bërë gjatë këtyre 2-viteve dhe detyrat që na presin në vazhdimësi dhe kërkesat e nevojat që i nevojiten këtij grupi në të ardhmen.

 Kryetari i grupit zoti Ikli Punavija pasi falënderoj Bashkinë Klos me kryetar zoti Basir Cupa për mbështetjen e dhënë gjithmonë ndaj grupit tonë , dhe falënderoj anëtarët e grupit që janë treguar korrekt dhe kanë qenë të gatshëm në çdo eveniment artistik - kulturore që grupi ka zhvilluar brenda e jashtvendit dhe vlerësimet që ka marrë në çdo përfaqësim dinjitoz që ka paraqitur. Gjatë fjalës tij. Punavija u shpreh që arritjet dhe kontributi i shumë anëtarëve ndaj këtij grupi qoftë dhe individ na bëjnë që ky grup të vijoj një vazhdimësi të mbarë dhe edicioni i dytë i festivalit folklorik mbarëkombëtarë të zhvillohet edhe më me shumë pjesëmarrje dhe të ftuar si dhe turneu artistik që grupi i Klosit do të zhvilloj në muajin Nëntor këtij viti.

 Ai falënderoj të gjithë anëtarët e grupit që mbështesin dhe japin kontributin e tyre si instrumentist, valltar, rapsod etj. Man Xhepi ,Veri Koburja, Muça Rustem, Adhurim Xhepi, Ferit Hoxha, Avni Hoxha, Ergys Koca, Pëllumb Elezi, Ibrahim Kthella, Lindita Musta, Sajme Merraj, Mane Hoxha, e shumë të tjerë që meritojnë respekt dhe vlersim pasi i kanë dhënë vlera trevës së Klosit me përfaqësimin e tyre dinjitoz në skenë mbrenda e jashtvendit. Falenderoj P/ZA Bashkia Klos zoti Ramazan Mjeshtrin, me stafin Dinë Gjini, Artur Elezi, Lona Hidri, Aishe Kodra, etj.

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bashkia Klos zoti Ramazan Mjeshtri falënderoj të gjithë pranishmit dhe uroj që ky grup gjithmon të vazhdoj me arritje dhe suksese. Në takim merrnin pjesë përfaqësues arsimit e kulturës Bashkisë Klos si dhe të ftuar artistë dhe kontribuues të grupit folklorik "Petralba".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat