Lufta në mes të llojit të njëjtë ideologjik dhe nacionalizmi shqiptar - Bota Sot
Lufta në mes të llojit të njëjtë ideologjik dhe nacionalizmi shqiptar

Kultura

Lufta në mes të llojit të njëjtë ideologjik dhe nacionalizmi shqiptar

Nga: Nue Oroshi Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:30
Marie Shllaku

Këtë analizë të shkurtër po e filloj me thënien e shenjtit të  shqiptarizmës at Gjergj Fishta ku në vargjet e shumta të tij kur e kishte vërejtur depërtimin e ideologjisë së kuqe pansllaviste ndër të tjera kishte shkruarë:“Çka të lanë kta  katër ujq/që i turrën shoqi shojt/thonë do të dalë një djall i kuq/që për t´gjallë do t´ja vënë thojt/atdhetarët do ti qon drejt qengelit/ e ata që i shpetojnë qengelit/merr e i qon në shkollë tgabelit“. Një profeti që ka mundur ta paramendoj dhe ta parashikoj vetëm i madhi i kombit tonë at Gjergj Fishta.Fatkeqësia ndodhi që kjo ideologji ka lënë gjurmët të pashlyera në trojet shqiptare.

Kjo ideologji  tek ne shqiptarët u nda në dy pjesë në Titista dhe Enverista.Me një fjalë dy degë të së njëjtës rrënjë.Njëra degë kalonte në relacionin Tiranë-Beograd-Moskë, kurse dega tjetër në relacionin Prishtinë-Beograd-Moskë. Por nuk ishte rastësi se keto dy degë të së njëjtës pemë arritën që ta ndihmojnë njëra-tjetrën duke i dërguar ndihmë siç ishte rasti i dërgimit të tri Brigadave të komunistëve nga Shqipëria për ta zhdukur nacionalizmin dhe atdhetarizmin shqiptarë që kishte marrë hovë dhe flakë për një Shqipëri Etnike dhe demokratike, apo themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë që u themelua nga Milladin Popoviqi,Svetozar Vukmanoviq Tempo dhe  Dushan Mugosha. Edhe pse këto dy dege të së njëjtës Ideologji shpeshherë u ngaterronin me njëra- tjetrën,por kur ishte rasti për ta luftuar atdhetarizmin e nacionalizmin shqiptarë dhe drejtimin pro evropian të shqiptarëve gjithmonë bëheshin bashkë dhe e ndihmonin njëri- tjetrin.

Edhe sot pasardhësit e kësaj ideologjie të së njejtës trup por e ndarë në dy degë, janë duke i udhëhequr trojet shqiptare.Për këtë shtetët shqiptare janë në prag të kolapsit sepse politikanët tanë e kanë plot gojën Evropë e Amerikë,kurse në anën tjetër bashkëpunojnë ngushtë me Rusi-Turqi e Serbi.

Dhe derisa shkruaj këtë shkrim të shkurtër para vetës kam shumë dokumente të vrasjes dhe burgosjes së nacionalistëve dhe atdhetareve shqiptar.Pikërisht sot më, 15 korrik bëhen plotë 73 vjet ku gjykata e ideologjisë komuniste në Prizren me aktgjykimin Pnr 21/46 të datës 15 korrik 1946  mori vendimin për denimin me pushkatim të Heroines Marie Shllaku dhe atdhetareve At Bernard Llupi,Gjergj Martini dhe Kolë Parubi. Derisa heroina Marie Shllaku në gjykatë deklaroj:“Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim“.Është fatkeqësi që për kundër deshirës për ti derguar Lule tek varri i Marie Shllakut komunistatë titist në bashkpunim me komunistat enveristë na e pushkatuan heroinën Marie Shllaku dhe tash e 73 vjet na e fshehën varrin.Dhe si duket këtë sekrët e bartën deri në vdekje. Kështu që i bëj thirrje publike të gjithë atyre që dinë se ku është pushkatuar Marie Shllaku dhe tre martiret Shkodranë lë të na njoftojnë që të kemi mundësi ti rivarrosim me nderime shqiptare.E në veçanti i bëj thirrje familjeve të pjesmarrësve në këtë pushkatim familjes te ish shefit të seksioneve të puneve të mbrendshme Njazi Maloku,si dhe familjes se anëtarit të seksionit të punëve të mbrendshme Sadri Doqi.Të dy këta ishin prezent më, 24 nëntor 1946 kur u bë pushkatimi i katër heronjëve Shkodranë, si dhe familjeve të togut të pushkatimit që këto familje të gjejnë rrugën qoftë edhe të tërthortë që të na tregojnë se ku u gjuajtën trupat e këtyre katër heronjeve shqiptarë.

Derisa dhashë vetëm një detaj të shkurtër të një akti makabër që bënë komunistatë kundër atdhetarëve dhe nacionalistëve shqiptarë në mendje më sillet rrefimi i një atdhetari dhe nacionalisti shqiptar nga Kaçaniku i cili kishte takuar dy të rinjë të cilët po ndizeshin me njëri -tjetrin se cila ideologji ishte me e mirë ajo titiste apo enveriste. Plaku nacionalist ndërhyri duke i thënë se janë dy degë të njëtit lis.Titizmi ka relacionin Prishtinë-Beograd-Moskë kurse në anën tjetër Enverizmi ka rrugëtimin në relacionin Tiranë-Beograd Moskë. Është fatkeqësi që edhe sot e kësaj dite këto dy rrugë që qojnë në Moskë janë duke u ruajtur me fanatizmin më të madh nga pasardhësit e  udhëheqësve komunistë në trojet shqiptare që fatkeqësisht në 90 % të rasteve edhe sot janë duke qeverisur në trojet shqiptare.Edhe sot kur është ndezur një luftë mbrenda llojit të dy këtyre degeve të së njëjtës ideologji është mirë qe ne atdhetarët nacionalistë të mos biem pre e kësaj ideologjie me dy degë por të  vazhdojmë rrugën e atdhetarizmit siç na mësuan atdhetarët tanë duke e parë lindjen e diellit në perëndim e jo në lindje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...