Lulëkuqet e Kosovës

Kultura

Lulëkuqet e Kosovës

Nga: Zymer Mehani Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:55
Zymer Mehani

Ju jeni mbretëreshat e luleve
Në fushat e mia

Harliseni me kokë drejt qiellit
Ju shtohet lavdia

Lulëkuqe ishit dhe jeni
Në kujtesë ju kemi

Gjaku Juaj s'venitet
Është dritë që kurrë s'fiket

Ju ratë për t'vërtetën
Kënga Jua pranveron jetën

N'histori të kombit ken imbetë
Jemi me Ju krenarë, o Shqipe me fletë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat