Ja çfarë ka në program sonte në PriFest

Kultura

Ja çfarë ka në program sonte në PriFest

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Nata e dytë e festivalit të filmit “PriFest” ishte e mbushur me plotë aktivitete me përmbajtje që ngjallën interesimin e publikut për risitë e këtij edicioni të festivalit.

Në kuadër të programit Mjaltë dhe Gjak, programi garues i Ballkanit, filmi “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” që bëri bashkë  artistë  nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ishte filmi që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe njerëzve nga bota e filmit.

Gjithçka nga nata e kaluar e festivalit mbante interesimin e  të pranishmëve, derisa përveç filmave të shfaqur "I am Sofia", qe hapi programin Let it Be te PriFest, veçohet edhe paneli i diskutimit me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit ndaj komunitetit LGBTQ.

Ashtu edhe siç e kërkonte një natë plotë aktivitete e risi, përmbyllja ishte me një atmosferë unike të krijuar nga Dee Jay të ndryshëm në PreParty te PriBeats që u mbajt në Menzën Ramiz Sadiku.

Ndërsa, sot dita e tretë e festivalit nisi nga ora 9.30 ku do të vazhdoje punëtoria me ekspertin e skenarit Jacques Akchoti, deri në orën 17:30 në European House.

Gjithashtu në të njëjtën kohë vazhdon edhe aktiviteti i Financing and Coproduction coaching, ku 9 projektet do të kenë takim individual me Linda Beath, eksperten e financave dhe koproduksionit.

Paraditen e sotme, pranë Teatrit Kombëtar, u zhvilluan konferencat për media me ekipet e filmave të cilat janë shfaqur dje si “I am Sofia”, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”, “Identiteti”, “Onions”, “Alla Vita”, “Mala”, “In November”,”Trilemma”, dhe “Mishko”.

Sot filloi punimet edhe PriFORUM ne sallën e vogël te Teatrit Kombëtar, ku u mbajt panel diskutimi mes aktorëve dhe drejtorëve të Kastingut mysafirë ne PriFest Jeremmy Zimmermann, Ulirke Muller, Francesco Vidovati, Yngvill Haga.

Nga ora 14:30 fillom prezentimi i Shooting Stars në Teatrin Kombëtrar, me Karin Dix, drejtoreshë e Shooting Stars dhe Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në ora 15:00 do të prezentohet platform VOD dhe Blackchain, e udhëhequr nga Linda Beath dhe Mergim Cahani, drejtor i Gjirafa.

Ndërsa pas nje test prezantimi vitin e kaluar, këtë vit PriFest sjell eksperiencën e plote te VR (Virtual Reality), ku pranë Teatrit Kombëtar të gjithë të interesuarit, mund të shohin filma 360° te ashtuquajtur VR Experience.

Kjo mundësi është e hapur nga ora 18.00-20.00 ne hapësirën e tapetit te kuq pranë Teatrit Kombëtar. 

E nga ora 16:00, në Kino Armata hapet programi garues i studentëve, ku do të shfaqen filmat “Pierre’s Heart”, “The Appartment”, “Benidorm 2017”, “All’s well,” “Colour Cage” dhe Wonder Girls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat