Kush të vodhi o At Gjeqovi? - Bota Sot
Kush të vodhi o At Gjeqovi?

Kultura

Kush të vodhi o At Gjeqovi?

Nga: Dedë Preqi Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:17
Dedë Preqi

Kush të vodhi o, At Gjeqovi

Kush tani dëshiron të merr hak,

Të marrin hak edhe në gurët e varrit

Kush janë ata argat të djallit ?

A nuk i pe, kush ishin ata gjakprishës

Një lum pështymë e marrin në fytyrë,

Atëherë të vranë serbët, prej drojës

Po tani kush të vrau në oborr të shkollës.

Kush janë ata që po vrasin në heshtje,

Ajo pusi që as në gjumë s’të lënë të qetë

Ajo flliqësirë edhe në besë të vret

Edhe lulet i shkund në gjirin e vet.

Buzëqeshje e fshehur në buzët e Atit,

Sa ëmbël flinte n’mes luleve të njoma,

Dhëmbje e moçme shtatin ia therë

Po çfarë bëra, që më vrisni dy herë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...