Rama në qiell...!

Kultura

Rama në qiell...!

Nga: Sevdail  Hyseni Më: 20 korrik 2019 Në ora: 08:22
Ilustrim

Ngjitet ngadalë qiellit përpjetë
Rama i njohur sikur “Profet”,
Të bisedojë me Perëndinë
Për Luginë...

Me të arritur në majën e lartë,
I dridhen këmbët, ndjehet pa fat,
Dhe Perëndia i flet prej një reje
Me zë rrufeje:

"Ti dhe të tjerët, shkofshi n’ mallkim,
Me Kosovën nuk keni bashkim!
Skllevër, bijë-skllevërish, s'e meritoni
Se liri s'doni!"

Ramë “Profetit” dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset,
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë!

Pse kaq gjatë, Zot, m' arratise,
Pse më përplase, më katandise,
Pse shpresën kaq vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?!

"Ma jep Kosovën me gjithë Luginë?"
"Shiko, i tha, si në syprinë",
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon...

Ja Prizreni, ja Mitrovica,
Bjeshkët e Nemuna e Çiçavica,
Lum’ i Moravës, Malisheva,
Dhe Presheva.

Shoh perspektivën, kujtoj djalërinë
E lum Kosova për Shqipërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Perëndi!


Këndej ke dimër, andej pranverë,
Kërkoj parajsën, vdes në skëterrë;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat