Përhapja e informatave të pavërteta

Kultura

Përhapja e informatave të pavërteta

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 korrik 2019 Në ora: 21:26
Maxhun Smajli

Në jetën tonë të përditshme shpesh bëhemi preh e thashethenave, apo shpifjeve. Përhapja e informatave të paverteta ka një qellim të vertetë dhe të dobishem për autoret. Pasiqë asaj informate të rrejshme fillimisht i caktohet qellimi, dhe në bazë të qellimit thuret edhe informata e rreme. Dhe, kjo më vonë bëhet e pelqyer nga një pjesë e shoqërisë. Prandaj, tek të gjithë egziston një lloj frike nga ajo se çfarë thashetheme do të mund të dilte për ne. Shpifjet zakonishtë godasin njerëzit e denjë, ashtu si krimbat që parapelqejnë t'u sulen kokrrave më të mira të pemës.

Nganjëherë as që e kuptojmë sa negative është bërë mënyra jonë e të menduarit ose fjalori ynë. Shpesh, fjalët zbulojnë se si jemi përbrenda dhe si i shohim të tjerët. Ajo që themi, shpesh pasqyron pikëpamjet, mendimet dhe dëshirat tona më të thella. Shumë njerëz janë të dashuruar me veten, mendjemëdhenj, mosmirënjohës, të pabesë dhe shpifës, të cilët kanë prirje për të paragjykuar, si mënyrë e të menduarit negativ ndaj një përsoni tjetër.

Pastaj, njerëz të merzitur nga bota dhe nga vetja e tyre preferojnë agresivitetin, si veti e shemtuar e njeriut, që synon të dëmtojë tjetrin. Pra, agresiviteti është një sjellje që shoqerohet nga emocioni dhe që ndikohet nga motivacioni.

Ndërsa, ata që kanë frymën e unit dhe të krenarisë pa vend kanë prirje për zili, dhe urrejtje. Një llojë skizofrenie, si formë e rënd e psikozës që manifestohet me çrregullime të renda në fushën e të menduarit. Skizofrenët kanë besim të pabazuar tek realiteti. Pastaj, një ndjenjë merie ndaj të tjerëve për shkak të zotërimeve, të mirëqenies, e kështu me radhë duke lindur xhelozinë.

Dallimi mes zilisë dhe xhelozisë është se, xhelozia lidhet me dëshirën për të qenë po aq në gjendje sa një tjetër, kurse zilia lidhet me dëshirën për t'ia zhvatur tjetrit atë që ka. Ziliqarit jo vetëm i vjen plasja për atë që ka dikush tjetër, por edhe dëshiron t'ia marrë. Nga zilia, njeriu ushqehet me urrejtje për dikë dhe i keqinterpreton qellimet e tij. Urrejtja ka disa ngjyrime kuptimore. Mund të nënkuptojë armiqësi të fortë, një mospelqim të vazhdueshëm të shoqëruar shpesh nga keqdashja. Një urrejtje e tillë mund të bëhet ndjenjë që të bren nga brenda e të nxitë ta domtosh tjetrin.

Tek poetët e botës klasike,Ovidi dhe Virgjili, autorët e thashethenave paraqitën si përbindësha që, pa u lodhur, përhapin nëpër qytete e fshatra lajme të rreme dhe kënaqen kur njerëzit tmerrohen.

Andaj, secili nga ne bën mirë të frenojë çdo prirje drejtë fodullëkut ose mendimit se është më i mirë se të tjerët. Është në lavdinë tonë t'i kapercejmë fyrjet. Kontrolli i vetës do të thotë që çdo fuqi e ndjenjave dhe pasioneve t'i nënshtrohet dritës së arsyetimit dhe të vullnetit tonë.

Lidhur me njeriun e keq, Hegelit ka thënë, se: “Çdo njeri vepron keq, bën keq, apo është i keq, jo pse ka qejf, por se nuk din mirë”. Ndërsa, Dostojevski i drejtohet njeriut me krenari të tepruar me këto fjalë: “Qetësohu, njeri krenar, dhe frenoje krenarinë tënde. E verteta nuk është jasht teje, por në vetvetën tënde. Gjëje vetën në vetvete, nënshtroja vetës vetvetën, frenoje veten dhe do të shohësh të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat