Rreth ngjarjeve të dy ditëve të fundit! - Bota Sot
Rreth ngjarjeve të dy ditëve të fundit!

Kultura

Rreth ngjarjeve të dy ditëve të fundit!

Nga: Shpend Bajrami Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:40
Shpend Bajrami

Rruga jonë...! Ka po nisemi?

Ka po shkojmë?

Ku duam të mbrrimë?!!

Kujt i besojmë?!

Ku strehoemi?!

Kush na strehoi deri më sot?!

Të gjithëve u hapëm rrugë,

Të gjithëve u lëshuam vend!

Të gjithë i strehuam në familjet tona, rrezikuam me fis e me far vetëm për t'i shpëtuar,

Të gjithëve u dham buk kur nuk patën,

"I ushqyem me mish - pulë e ata shikuan me na shpërngul",

Me Gjergj Kastriotin gjakun ua ruajtëm, rracën e shpëtuam,

U dham dhe bijtë tanë për t'i çliruar dhe lirinë ua dhuruam,

U dham e çka nuk u dham...

E ata... si na e kthyen, e si na e kthejnë?!!

Na tradhëtuan,

Na prenë në besë,

Na prekën në nder,

Na vodhën,

Tokën na e morrën,

Ujin na e ndotën,

Ajrin na e helmuan,

Dhe akoma më keq, na strehuan dhe na lan në dorë të katilit e na masakruan!!!

Dhe sot, kur ne jemi me tokë të pushtuar, e pa rrugë, pa drejtim, pa mjet e pa drejtues...

Ata, tallen, bëjnë sikur na strehojnë,

Sikur na ndihmojnë,

Sikur na udhëzojnë,

Sikur na drejtojnë,

Sikur na mbrojnë,

Sikur na dhurojnë mjete per të udhëtuar drejt synimit tonë shekullor ... dhe mjeti që na dhurojnë... a thua ka rrota, a thua ka timon, a thua ka drejtues!!!???

Kah po shkojmë?

Kujt i besojmë?

Me kë rrugëtojmë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...