Nënkryetarja e ARK-së, me një poezi emocionuese për Haradinajn

Kultura

Nënkryetarja e ARK-së, me një poezi emocionuese për Haradinajn

Nga: Erblina Tahiraj Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:14
Ramush Haradinaj dhe Erblina Tahiraj

Jeta e një komandanti

Sa ditë të ftohta nën hijen e kullës time

Në vendin ku armiku tërë kohën sulmon

Këtu ku kam më të hidhurat kujtime

Ku zhurma e armëve, kurrë nuk pushon.

 

Jam me ushtarët mu në fshatin tim

E di që armiqtë me numër janë më shumë

Por kurrë nuk do më vdesin shpresa e vullneti

Për t'i mposhtur ata, ashtu siç di unë.

 

Edhe fëmijëve të vegjël e të pafajshëm

Kur kanë të ftohtë apo lëndime

Do bëhem diell për të gjithë ata

Ose do ua ngroh duart, me frymën time.

 

Komandant nesër do jetë ditë me shi!

Tregonte ushtari im, me krah të plagosur

Padashur më pikoj loti, në dorën e tij

Pse ky popull duhet të jetë i burgosur?

 

Qante në mes të rrugës nëna e fëmija

Thonin se ne më - nuk duam shpëtim

U dogj gjithë atdheu, mu dogj shtëpia

Nuk u mjaftuan, por e vranë edhe babën tim.

 

Unë nuk dorëzohem sot, se nuk u dorëzova dje

Kur loti i popullit bashkohej me lotin tim

E nuk ka mundësi që të dorëzohem as nesër

Pa punuar së bashku për shtetndërtim.

 

A e dini se unë edhe pasardhësit e mi

I kisha krijuar për ty o vendi im

Që popullin shqiptar t'a ndriçoj HANA

Dhe të mos mbesim pa një TRIM.

 

Jeta ime këtu nuk mbaron

Kam edhe shumë të tjera tregime

Por do i vazhdojmë kur të kthehem

I lirë nën hijen e kulles sime.

 

23.07.2019 ( u pafshim së shpejti Kryeministër)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat