Fara e keqe

Kultura

Fara e keqe

Nga: Maxhun Smajli Më: 26 korrik 2019 Në ora: 21:30
Maxhun Smajli

Në faqen e bardhë të fletës,

Bëj viza, rrudha këto të jetës,

Si në tokën e plasaritur nga etja për liri.

Pas lufte, nga dora kriminale, u vranë mbi 1820 përsona; moshash dhe gjinishë të ndryshme, në mesin e tyre shumë emra të njohur të çështjes kombëtare, si; Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Rraci, Haki Ymeri e shumë të tjerë. Dhe, tash pas kaq vitesh, i gjithë populli ka vetëm një pyetje: “Pse?”. Pse u vranë? Për këtë Kosovë që është bërë poligon derrash!

Në pranververën e parë të lirisë,

I shtrirë në livadhin me lule plotë,

vizatoja,

zogjtë kur binin për tokë

U krijua Gjyqi spezial në Kosovë. Për dikë mirë e për dikë keq. Për mua, edhe mirë edhe keq. Është keq, se po dalim si komb i keq. Po zbulohemi se jemi armiq të vetvetës. Ndërsa, është një punë e mirë nëse marrin denimin e merituar gjithë ata që kanë vra shqiptarë, e bashkë me ta edhe ata që inicuan këto vrasje. Bile, do të më vinte edhe më mirë po të denohej edhe „populli“, në emër të të cilit u vranë të mirët e kombit. Ndërsa, prindërit e atyre që kanë bërë krime, të varen në litar.

Prindërit e tyre të varen në litar,

në litar me leqe.

Pse popullit të vet i sollën këtë farë,

këtë farë të keqe.

Si popull, historikishtë jemi të njohur për tradhëti. Prandaj, edhe ka lindur “Besa”. Por, e keqja është se, gjithmonë kemi tradhëtuar vetëm vetën tonë, e kurrë armikun. Mbretin Agron e vrau oficieri i tij i parë, Dhimiadri. Dhimiadrin e vrau oficieri i tij i parë, Skerdialdi, e kështu me radhë deri në kohën e Rilindjës kombëtare e më vonë; Bajram Currin, Haxhi Zekën, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, e deri tek Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe të tjerë. Dhe, lind pyetja: “A nuk jemi armiqtë e parë dhe më të rrezikshëm të vetës sonë, të kombit tonë!? Jemi, po si nuk jemi!

Kortezhit të gjatë të gomarëve

Iu bashkangjitet edhe ju, o, gomarë fatzi.

Në t’banat e bjeshkës

Askush s’ja hapi derën barrës me tradhëti

U bëtë viktimë e egërsirave o, gomar fatzi.

Populli i di të gjitha. Syrit të popullit nuk i shpeton asgjë. Nuk thuhet kot, se: “Syri i popullit është syri i Zotit”. Populli i njeh edhe kriminelët. I ka në gjirin e vet. Por, nuk i tregon. Nuk i tregon se ka turp. Familja e tij do marrë epitetin e familjës tradhëtare. E, disave do t’u prishet rehatia në pusin e derrrave. Aty ku po ndihen të previlegjuar dhe më së miri. Ashtu sikur krimbat në ndytësir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat