E paarritshme

Kultura

E paarritshme

Nga: Zymer Mehani Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:27
Zymer Mehani

E paarritshme është
Lartësia ku u ngrite

Vetëm Ti arrite
Të ngjitesh atje

Është fare e kotë
Dhe krejt humbje kohe

Se s'mund ta mbajmë hapin
Me Ty, o Promethe

Vetëm zëri i mekur
I popullit të robëruar

Ty ta dha guximin
Dhe të trimëroi

Vetëm dashuria
Që pate për Kosovën

Të dha shumë fuqi
Dhe të pavdekësoi

Monument i gjallë
Je në zemrat tona

Krenari e kombit
Nip i Skënderbeut.

Për lirinë e popullit
Në burg ishe përherë

Diçka që s'ka ndodhur
Te popujt e tjerë


II

Ti, zemërzbardhëlluar
Si dëbora në male

Ti, shkëmb qëndrestar
I Alpeve Shqiptare...

Për komb e atdhe
Qelinë e dashurove

Që t'lirë t'rronim ne
Grilat i përqafove

Ti, o Promethe
Te Yjet je lartësuar...

Ah, Bacë....Ëndrra e Madhe....
E papërfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat