Një bashkëpunim i frytshëm mes poetëve sjellë rezultate në krijimtarinë letrare

Kultura

Një bashkëpunim i frytshëm mes poetëve sjellë rezultate në krijimtarinë letrare

Nga: Sokol Demaku Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:30
U realizua botimi i Antologjisë së katërtë poetike pegasiane me titiull ”Korsi e hapur 4” nën përkujdesjen me shumë përkushtim të autorit tër Antologjisë Kristaq Shabani.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Mbretërsië së Bashkuar Suedeze dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Shqipëri ”Pegasi”me shumë sukses u realizua botimi i Antologjisë së katërtë poetike pegasiane me titiull ”Korsi e hapur 4” nën përkujdesjen me shumë përkushtim të autorit tër Antologjisë Kristaq Shabani.

Antologjia u prezentua në mënyrë madheshtore në Simpoziumin e dhjetë të shoqatës ”Pegasi” në Tiranë në prezencen edhe të anëtarëve të QKSH ”Migjeni” nga Suedia si dhe anërtarëve të shoqatës ”Pegasi”.

Në një ambient madhështor dhe të dedikuar krysisht për prezsentime letrare ”Trendafili i bardhë” në qendër në Tiranë në pranin e miqëve të poezisë si dhe adhuruesve të saj në 22 korrik 2019 në organzim të Shqoqatës shqiptare të poetëve ”Pegasi” dhe të QKSH Migjeni nga Borås i Suedisë, autori i ”Korsi e hapur” Kristaq Shabani para të pranishmëve shpalosi në mënyrë të gjithanshme punën e bërë në këtë drejtim dhe paraqiti rezulatin final pra Antologjin voluminoze në më se 400 faqe dhe me poezitë e poetëve të mbi 90 vende të botës të gjitha pothuajse të përkthyera edhe në Gjuhën shqipe, cka kjo Antologjisë në fjalë ia shton edhe me shumë vlerën letrare të saj letrare.

Image

Lidhur me këtë fjalën e tyre paraqitën autori i librit Kristaq Shabani, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Majlinda Shabani, Vjollca Alija, Kozeta Zavalani, Vera Cato, Enekeleda Fejzo dhe shumë të tjerë të cilët me mendimet e tyre kontribuan në zberthimin dhe prezentimin e asaj cka është prezentua në këtë Antologji voluminoze të Pegasit. Në diskutime kontribuan edhe poetët nga Suedia, Bahtir Latifi, Rizah Sheqiri dhe Hamit Gurguri me fjalën e tyre i dhanë mirënjohje autorit të Antologjisë Kristaq Shabani për një punë madhore në prerzentimin e poezisë shqipe në botë.

U cituan edhe autorë nga Antologjia si dhe u rectuan poezi nga ta në Gjuhën shqipe, cka preznetmin e bëri edhe me me vlerë dhe që edhe të pranishmit të ndjejnë atë cka është prezentua në këtë Antologji.

Në mesin e poeteve të mbi nëmntëdhjjetë vendeve të botës ishin edhe poetët nga Suedia të cilkët ishin prezentua në mënyrë të denjë me poezion shqipe të krijuar në Suedi si dhe poet suedez me poezinë suedeze e të përkthyer edhe në shqip, nga përkthyes anëtar të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë.

Vend me rënd¨sei zinte poezia e të resë suedeze Louise Harvaldsson nga Göteborg, pastaj poetës së re shqiptare nga Stockholm Teuta Haziri e duke vazhduar me poetetë e njohura suedeze Anna Matsson që njëherit është edhe kryetare e PEN-it suedez, pastaj Kristin Bjranadotör, Rizah Sheqiri, Hamit Gurgueri, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku, të gjitha pozitë e të përmendurëve janë prezentua në të du gjuhë në shqip dhe në suedisht.

Ishte kënaqësi të jesh pjesë e një preznetimi të tillë të poezisë botërore në Tiranë duke ju falenderuar shoqatës ”Pegasi” dhe vet autorit dhe ideatorit të këtij projekti Kristaq Shabanit.

Duhet theksuar se inicijativa të tilla bashkëpunimi kanë vlerë dhe se mendojmë ne nga QKSH ”Migjeni” në të ardhmen duhet të kemi sa më shumë prezentime të tilla të përbashklëta në menyrë qe tër kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mudnur në prezentimn e poezise shqipe dhe vlerave tjera letrare në botë. Kjo sot na mungon më shumë se cdo gjë prandaj duhet një angazhim më i madh i të gjithë krijuesve në këtë drejtim në prezentimin sa më të denjë të poezise shqipe në botë.

Në Antologji ishin përfshi edhe pikotrë, skulptorë shqiptar të cilët veprojnë në vendlindje por edhe ne pjesë të ndryshme të botës, pra ishte një Antologji gjithëpërfshirëse e punes dhe veprimtairisë se krijuesve në lami të ndryshme të artit cka edhe më shumë ia shton vlerën kësaj vepre masdhore të shoqtës Pegasi.

Në fund Krysia e QKSH “Migjeni” ndau Mirënjohje për punen e palodhur tër anëtarev të shoqatës ”Pegasi” si Hekuran Rapaj, Enrieta Sina, Mjalinda (Alexandra) Shabani dhe Kristyaq Shabani, të cilat Mirënjohje i dorëzuan anëtaret e QKSH ”Migjeni” Hamit Gurguri dhe Rizah Sheqiri.

Në fund u tha se mbetet që aktivitete të tilla bashkëpunimi dhe afrimi të poetëve, shkrimtarëve dhe krijuesve të të gjitha lamive letrare janë të nevoshme dhe me vlerë në ruajtjen dhe kultivimin e poezisë, prozës dhe cdo lloj vepre arti tek ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat