(Kope delesh nënkryeme në vathë para Ujkut)
Përditë, shoh kope delesh nënkryeme
Qafërjepura. Zgjebosura edhe në tru.
Deledashi u pri me tespi kuqezi. Xhami
Çallmë turku ka vënë në kokë. “Ilahi”.
Pavetëdije, se: Bariu i shti në vathë
Mrize. Struken nën Dardha Gorrice.
Dhe, e presin mikun e qengjit te Lumi
Babai tij, vitin që iku ia turbulloi ujin?!
Nuk e dinë, se: pas vathe i pret Delengrënsi
Pasmesnate, me hënë t’i shpie në “Xhehnet”...
(Bereqeti Mikes Di nën hije Rrapi)
Përderisa, Sot Mulla Sula e bëri “hallall”
Rakinë e rrushit. Dhe, Shtëpinë Publike
Pehrrinë Meleke. Omar Khajamin, Mik
Besnik. Dy shtambat me verë të Mikes
I shpalli Mekë. Ujë shërues “Xhehneti”:
Unë, nateditë lutem nën Rrap. Çarshi
Imzot, m’i shto këto armiq edhe Nesër
Pas porte, në vend miqëve me besë
Tespi kuqezi. Dhe, “ilahi” në xhami!...
(Heu vogëlushe rrugaçe Unë jam Ai Ujku Poet)
Heu, vogëlushe! Unë jam Ujku Poet
Sonte, të bëj ta përqafosh Diellin.
Edhe, hipësh në shpinë Hënës plotë
E çmendur fluturosh përtej Qiellit.
Gjithë natën të arratisesh mes reve
Mjegullave e rrufeve. Yllit mëngjesit.
Herët, zgjosh Veten në mesditë
Shkaku, se: Unë jam Ujku Poet...
(Burrë mes vape pse s’i pi vetë ato shtamba me ujë)
Mjeku, thotë: Pini dy litra ujë mes vape
Zagushi e madhe. E, Unë i përgjigjrm:
I pi Dy shtamba verë të bardhë të Mikes
Edhe, Dy litra birrë të Xhadisë armike.
Mjeku, më thotë: Sot, pi dy litra ujë çeshme
I përgjigjem mes Dy shtambavere të Mikes:
Jo, o mik, se: Nuk më zgjojnë dot nga Varri...
(Kur fillova ta urrej Veten Dhe dua Xhadinë)
Kur, Unë fillova ta urrej Veten
Dhe, dua armiqtë e mi besnik?!
Thash, me vete: Rash në dashuri
Miken time besnike Di - Xhadinë.
Kur, Unë fillova ta urrej Veten
Dhe, u dashurova me Xhadinë?!
Thash, me vete: Rrospia e bukur
Nesër, do më vrasë me Poezinë...