Detaje të reja mbi vdekjen tragjike të Brian Jones 50 vjet më parë

Kultura

Detaje të reja mbi vdekjen tragjike të Brian Jones 50 vjet më parë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 19:08
Brian Jones

Prova të reja kanë dalë në pah mbi vrasjen e supozuar të kitaristit të The Rolling Stones, Brian Jones, shkruan NME.

Jones kishte vdekur 50 vjet më parë, dhe ishte gjetur pa shenja jete në pishinën e shtëpisë së tij në Cotchford Farm të Sussex-it.

Menaxheri i Jones, Tom Keylock, ka pohuar se kitaristi e kishte “humbur mendjen” natën e vdekjes së tij më 3 korrik të vitit 1969.

Keylock ishte intervistuar nga gazetari hetues, Terry Rawlings, libri i të cilit, “Kush e vrau Christopher Robin-in?”, ka shërbyer si bazë për dokumentarin e Netflix.

Raëlings e kishte intervistuar Keylock-un më 2009, por kjo intervistë kishte mbetur e paparë deri tani.

“Çfarë njerëzit nuk e dinë ishte që qenë gatuar ëmbëlsira të forta kanabisi.  Prandaj të gjithë ishin të droguar dhe nuk e dinin se çfarë dite ishte”, i thotë Keylock Rawlings-it në intervistë.

“Mendoj që policia donte ta ngriste një akuzë për vrasje, por u ishte thënë që ta harronin këtë gjë. I vetmi që ka mundur të akuzohej ishte Frank Thorogood, sepse ai ishte i vetmi në pishinë. Por policia thanë, ‘thjesht, harrojeni’. Urdhrat erdhën nga më së larti për të mos e ndjekur këtë gjë, dhe pas kësaj nuk ishte ndjekur më kurrë”.

Supozohej që Thorogood e kishte vrarë Jones-in shkaku i disa mospajtimeve për para. Jones e kishte paguar Thorgood-in 18 mijë funte për punën e tij në Cotchford Farm, por pohohet se ky i fundit i kishte dashur edhe gjashtë mijë të tjera nga kitaristi.

Rasti i Jones ishte rihapur nga policia e Sussex-it më 2009, pas provave të mëtejme nga gazetari hetues, Scott Jones, por raporti i vitit 2009 kishte sjellë si përfundim që rasti i tij nuk do të rihapej.

“Nuk ka prova të reja që sugjerojnë që verdikti origjinal i mjekut ligjior “vdekje aksidentale “ është i pasaktë”, ka thënë policia e Sussex-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat