Nostalgjia për vendin, copëza shpirti

Kultura

Nostalgjia për vendin, copëza shpirti

Nga: Ragip Guraziu Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:05
Refleksione krijuesish

Ditë  më  parë   nga Shtëpia botuese “Lena Graphic “  doli  Përmbledhja   me poezi,  e krijueses Luljeta  Thaçi –Osmani, e cila  në  vëllimin e saj,  perfshin mbi 100 poezi .Angazhimi për të krijuer,   e nxiti malli dhe nostalgjia për Atdheun, njerëzit, të  afërmit  dhe shoqëria në  përgjithësi. Autorja më se   20 vite,  jeton dhe vepron në  Gjermani.

Autorja Luljeta Thaçi – Osmani, lindi në Prizren, ndërkaq, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Suhareke, studimet i vazhdoi në Fakultetin Filozofik, gjuhë angleze, në Prishtinë.

Autorja në fjalë, ka edhe një epitet  tejet domethënës:

Image
Luljeta Thaçi – Osmani

Nuse historie.

Kur Kosova po digjej në flakë të barotit, nga katrahura e armikut shekullor, Luljeta  bashkë me familjen,  të detyruar, kaluan kufirin, dhe u vendosën në Shqipëri, konkretisht në Durrës, ku nga ky qytet edhe u bë nuse, dhe bashkë me të fejuarin e saj, udhëtuan për në Gjermani ku gjenden edhe sot.

Pas gjithë kësaj gjendje emocionale, që autorja me zemër të thyer dhe me lot në sy  e la Kosovën në flakë, dhe i mbeti koka prapa, ajo edhe vazhdoi me vargun e saj emocional, dhe librin e saj e ndau në dy cikle :

Vëllimi saj poetik është  i  ndarë  në  dy cikle : 

“Fletët e zemrës sime “ dhe “Koka me mbeti  pas “.

Poezitë e autores në fjalë, flasin për figurat e mëdha historike, si për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Shenjëtoren – Nënë Terezen, për natyrën, për dashurinë dhe për gjithqka që e  rrethon autoren, apo më mirë me thënë, për një shpirt të trazuar të saj në përgjithësi, që në situate të ndryshme, vargun  autores e shohim edhe si – Melodi e dhimbëshme – (citoj) :

Duhem me vuajtje

 Melodi e dhimbshme !

              ( … )

  Qoftë  jeta jote

 Me  e bukura melodi

Ku kompozues e dirigjent           

Të  jesh vetëm Ti.  

(Mbarim i citatit.)

Më drejtëpërdrejtë dhe më thukshëm, në parathënien e Librit – Copëza Shpirti -  Shkrimtari, Publicisti, e në këtë rast Recenzenti i librit, Prof.Prend Buzhala, kur thotë:

Ndryshe  bota nuk ka kuptim pa këtë  forcë  transformuese  të dashurisë, transformimi  i  erosit  përmes të kuptuarit intelektual, në këtë   rast, për mes  domethënies  lirike  të  kërkimeve. Poezia  vjen si varg parajsor  mu si te  Dantes,  ku dashuria  mishërohet  te  Beatriqja, ndersa te lirika e Luljetes mishërohet  te një  emer, Emri YT te subjekti i  dashurisë.

Vlen të theksohet  se autorja  e  librit,   Luljeta  Thaçi – Osmani  është paraqitur  edhe në  shumë  Antologji  në  Kosove dhe Shqipëri . Me penen e artë të saj,ajo nuk do të ndalet asnjëhere,pasi vije,jo rastësisht nga një familje e pregaditur për të shkruar e botuar libra,spse prindrit e saj Sherifja -poete-shkrimitare e çfardo ta quajm,ka botuar shumë libra dhe ka fituar shumë medalje e shpërblime nga më të ndryshme,si dhe i ati Rasim Thaqi-gazetar i disa mediumeve kosovare,tani se fundi Bota Sot,që kariera e tij gazetareske ka filluar që nga vitet 1970. Pra familje krijuesish,që shkruajn me penën e tyre të artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat