Heroi tipik i tragjedive antike, poeti i anatemuar dhe disidenti, Zeqir Gërvalla

Kultura

Heroi tipik i tragjedive antike, poeti i anatemuar dhe disidenti, Zeqir Gërvalla

Nga: Agim Vuniqi Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:36
Agim Vuniqi

“O tempora o mores” dhe për ironi gjithçka po ndryshon për të keq, heroi tipik i tragjedive antike, është heroi i realitetit të sotëm, dhe po ai hero lidhet me ironinë e kohës… E falënderuam poetin dhe disidentin Zeqir Gervalla për të bëmat e tij të dëgjuara, e të padëgjuara, për punën e tij, angazhimin që beri për atdheun…, tash se fundmi e përjetuam tragjedinë e tij familjarë si dhimbje të prindit për fëmijun, e ngushëlluam, dhe akoma e ngushëllojmë për djalin, Jehon Gërvalla, që mbante familjen…

Por si do t’ia bëjë tash e tutje kur t’i kthehet vetes, e ngushëlluesit do të relaksohen se e kryen detyrën “atdhetare”, sigurisht ai, si gjithmonë e jetë, i anatemuar si poet e shkrimtar, atëherë edhe tash, ashtu siç diti të shkruaj nga burgu me gjakun që rridhte çkurrjel poezitë më të fuqishme, që edhe të burgosurit i mbanin në mend për t’i nxjerre në agun e dritës.

Ai pavërejtur akoma edhe sot është i anatemuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, jo vetëm shpirtërisht i lënduar, por edhe fizikisht dhe materialisht. E shteti për të cilin vuajti aq shumë, padrejtësisht ia ktheu shpinën. Do të themi pa menduar fare kthehu Zeqir! Ku te kthehet, në shtëpinë e tij të rrënuar, dhe ne Kosovën për të cilën aq shumë sakrifikoi, edhe familjen. Ku mund të kthehet Bali Zeqe, ku të shkoi, ku….???

E këtu në Amerikë jemi ne, shqiptaro-amerikanet e fuqishëm sikurse lëvozhga e vese, me nofulla te fuqishme te peshkaqenit, e Zeqiri sa për ironi mbijetoi atë kohe, do ta mbijetoje edhe këtë kohë, i drejtë dhe i pamposhtur. Kush do të shkruaj epitafin për heroin, Zeqirin, që është për ne pasqyra e heroit të gjallë, që akoma nuk ia kemi skalitur trupin, as ne mermer, as në bronze, por ai jeton me ne, jemi vet ne. Heronjtë e njëmendet plagohen, lëndohen në betejë, por nuk dorëzohen, luftën patjetër e fitojnë, e ne do të përtypim me nofullat tona zhvatëse, do u këndojmë lavde politikaneve lëkurë-rjepes., dhe do të mburremi me heronj…”O tempora o mores”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat