Këndo

Kultura

Këndo

Nga: Zymer Mehani Më: 2 gusht 2019 Në ora: 07:45
Zymer Mehani

Me shushurimën e gjethit në mbrëmje
Dhe me gurgullimën e lumit në mëngjes këndo

Me përkëdheljen e lehtë të erës
Dhe në zbardhëllimin e agut, këndo, mos pusho

Edhe me plagë po të jesh në zemër
Dhe në vuajtje po të jetosh, kendo

Dhe në fytyrë kur nuk ke buzëqeshje
Edhe kur s'të këndohet, s'ka dorëzim, kendo

Këndo se njeriu është më i fortë se guri
Kështu thotë urtia ndër shekujt që kalojnë

Këndo dhe kurrë ti mos e ndal këngën
Gëzo ditët që vijnë se gjithmonë nuk jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat