Lëndimi i prindit paguhet shtrenjtë!

Kultura

Lëndimi i prindit paguhet shtrenjtë!

Nga: Bukurie Binjaku Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:17
Bukurie Binjaku

E humbi njerëzia vlerën

Dy gurë s'i lënë bashkë,

S'ta hap më kush derën,

Rrallë gjen njerëz bujarë.

Të turrur pas pasurisë

Veç atë në plan të parë,

Larguar prej dashurisë,

S'njohin as nënë e babë.

Në azil kaluar pleqërinë

Eh të mbetur, si qyqarë,

Mashtruar u vënë firmë,

Shtëpinë e tyre të marrë.

Ku e çojnë shpirtin s'e di

Kush i rriti si s'e menduan,

Ata dhënë shkollë, lumturi,

Prindërit një jetë munduar.

Nëna gjumin, për ty e harroi

Kur u sëmure, të dy në siklet,

Rritur fëmija, s'di se nga doli,

Lëndim tyre paguhet shtrenjt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat